By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në
Lajme

KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 2:48 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke kërkuar që ZRrE t’ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove që në mënyrë të kundërligjshme ua ka vjedhur në periudhën 2012 – 2017 për t’ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot.

KMDLNj, përmes një reagimi, thotë se ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit.

“Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut – të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera”, thuhet në këtë reagim.

KMDLNj ka propozuar që kompensimi të bëhet për tre muaj, të bëhet me para të gatshme duke përfshirë kamatat e rregullta bankare dhe ato ndëshkuese, shkallën e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve. Ky kompensim, sipas kësaj organizate, do të mbikëqyrej nga një Komision parlamentar i udhëhequr nga opozita e tashme. Mënyrat tjera të kompensimit përmes faturave në të ardhmen është legjitimim i vjedhjes sikur edhe krijim i mundësive tjera për vjedhje.

“Ministrja shpërdoruese e ndërlidhur me ZRrE – në Artane Rizvanolli deklaroi se këtë vit nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike edhe ashtu më e shtrenjta në rajon dhe e përafërt me çmimet në vendet e BE – së. Menjëherë pas kësaj deklarate, ZRrE doli me informatë se në mars apo prill të këtij viti do të ketë shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE po e bënë punën që më së miri dinë ta bëjë, rrjepjen e lëkurës së konsumatorëve përmes vjedhjes duke fryrë dhe ngritur çmimin e rrymës dhe duke diskriminuar qytetarët në baza etnike”, thuhet në këtë reagim.

KMDLNj thotë se ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në për faktin se të gjitha nivelet gjyqësore kanë vërtetuar se qytetarët janë dëmtuar- vjedhur nga ky Rregullator i kriminalizuar për së paku 40 milionë euro. Pas hetimeve, KMDLNj mendon se kjo shifër do të dali shumë më e lartë.

“Me një qeveri që është aleate e ZRrE, me një Prokurori jovepruese, me një opozitë të rraskapitur fare dhe e ngarkuar me mëkate nga e kaluara për çështjen e vjedhjes përmes faturave të fryera, qytetarët e Kosovës jo që nuk do të zhdëmtohen për dëmet që u janë bërë dhe po ua bënë ky Rregullator i kriminalizuar dhe i veshur me përkrahje politike por këtë keqbërje do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNj thotë se është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm mosreagimi i qytetarëve, si gjatë faturave me çmime shumë të larta dhe të papërballueshme muajve të fundit, ashtu edhe me “lojën e pingpongut për kompensim si dhe paralajmërim për shtrenjtim të radhës”.

“Qytetarët e Kosovës, në vend se të marrin kredi me kamata shumë të larta për t'i paguar faturat e rrymës, më efektive dhe më pak e kushtueshme do të ishte të protestojnë në numër të madh para ZRrE dhe qeverisë në mënyrë që t'i realizojnë të drejtat e tyre që brutalisht po iu shkelen. Deri sa qytetarët të heshtin, loja e pistë e ZRrE do të vazhdojë!”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron: Franca është e gatshme të mbështesë veprimet ushtarake të ECOWAS në Niger

Kosova Times Kosova Times August 29, 2023
Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën në Fushë Milot, zbardhen detajet e para
Përmbyllet manifestimi tradicional ‘Ditët e Agimit 2025’
Detaje rreth grabitjes se kazinose: Mes grabitësve të maskuar ishte edhe një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili bëri një gabim fatal…
Franca filloi punën për krijimin e një gjykate speciale për të hetuar veprimet e Rusisë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?