By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtatë të vdekur pas fundosjes së një cisterne në Japoni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtatë të vdekur pas fundosjes së një cisterne në Japoni
Rajon / Botë

Shtatë të vdekur pas fundosjes së një cisterne në Japoni

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 11:16 AM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Shtatë persona kanë vdekur pasi një anije e Koresë së Jugut u fundos afër një ishulli në jugperëndim të Japonisë, thanë rojet bregdetare, duke shtuar se anija kishte nëntë anëtarë në ekuipazh.

Rojet bregdetare ende po kërkojnë edhe dy persona që gjendeshin në cisterne me lëndë kimike, e cila u përmbys pasi kishte njoftuar se ishte përballur me kushte të këqija në det. Për njërin prej tyre thanë se është ende gjallë, ndërkaq gjendja e tjetrit ende nuk dihet.

Rojet bregdetare thanë cisterna Keoyoung Sun kërkoi ndihmë, pasi kishte raportuar se anija po anohej teksa po përballej me kushte të këqija të motit afër ishullit japonez, Mutsure.

Ishulli gjendet pranë ishullit kryesor në jugperëndim të Japonisë, Honshu, rreth 1.000 kilometra larg Tokios.

Derisa ekipet e shpëtimit arritën në skenë, anija veçse ishte fundosur, thanë rojet bregdetare. Pamjet e shfaqura nga televizioni NHK treguan anijen krejtësisht të kthyer përmbys.

Kapiteni i anijes ishte jugkorean, ndërkaq në ekuipazh kishte edhe një tjetër anëtar nga Koreja e Jugut, një shtetas kinez dhe tetë nga Indonezia, thanë autoritetet.

Cisterna po bartte 980 tonë acid akrilik, thanë zyrtarët. Deri më tani nuk është vërejtur se ka pasur rrjedhje të lëndëve kimike, përderisa autoritetet thanë se duhet të ndërmarrin masa për mbrojtjen e mjedisit në rast se do të ketë rrjedhje të lëndëve kimike.

Acidi akrilik përdoret në plastikë, rrëshirë dhe veshje dhe mund të irritojë lëkurën e sytë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje se si anija u fundos.

You Might Also Like

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

“Pushtimi i Kievit në 3 ditë” nga Putini zgjat më shumë se beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

Axhenda ndërkomëtare

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A janë rusët gati të luftojnë për Putinin?

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Kurti takon drejtuesit e Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss, thekson mundësitë për investime në Kosovë
Kurti në takim me kreun e BSPK, temë është Ligji i Pagave
Vdes në QKUK motoçiklisti që u vetaksidentua në Prishtinë
Maqedonci: Kemi zgjerim të raporteve me SHBA-në në mbrojtje e siguri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?