By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-kryenegociatori serb: Serbia po largohet nga BE, po afrohet me Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-kryenegociatori serb: Serbia po largohet nga BE, po afrohet me Rusinë
Rajon / Botë

Ish-kryenegociatori serb: Serbia po largohet nga BE, po afrohet me Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 3:42 PM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Ish-kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, se me lidhjet e tij me Moskën, po e largon Serbinë nga rruga e Bashkimit Evropian dhe po e afron me presidentin Putin.

Stefanoviq që është nënkryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, tha se urimi i Vuçiqit për Putinin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit,  ishte një kthim i borxhit ndaj presidentit rus, i cili ishte nder të vetmit që e uroi Vuçiqin dhe partinë e tij, për fitoren e kontestuar nga opozita në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

Ai ka shtuar se me mesazhin e urimit të dërguar ambasadorit rus, Vuçiq ka dërguar dy mesazhe.

“E para, është se nuk e shqetëson atë, se zgjedhjet në Rusi organizohen nën hijen e të vdekurit Alexei Navalny dhe luftës në Ukrainë, dhe e dyta, është persekutimi dhe arrestimi i kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe kujtdo që guxon të kritikojë qeverisjen atokratike të tij (Putinit)”, deklaroi Stefanoviq, i cili akuzon Vuçiqin se po dëshiron të bëhet si presidenti rus.

Ai shtoi se në këtë mënyrë Vuçiq po e distancon Serbinë nga e ardhmja evropiane, e cila është garancia e vetme për një jetë normale. Madje Stefanoviq tregon se në Rusi ka qëndruar përfaqësuesi i Vuçiqit,  Vladimir Gjukanoviq “për të mësuar se si do të zhvillohet procesi zgjedhor”.

“Ata që ëndërrojnë gulagët nuk mund t’i sigurojnë një jetë të mirë popullit të tyre. Lufta për zgjedhje të ndershme nuk është vetëm e drejtë, por edhe obligim i çdo personi që beson se meriton të vendosë në mënyrë të pavarur për fatin dhe të ardhmen e tij”, përfundoi Stefanoviq.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komiteti i Senatit Amerikan miraton rezolutën që njeh veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Në 10:00 mbahet një mbledhje e Qeverisë, ky është rendi i ditës
Dita e Diasporës, përfaqësues të saj i kërkojnë qeverisë shqiptare të drejtën e votës
Ukrainasi bie në greminë, makina shpërthen në flakë dhe vdes
Zadiç: Kosova duhet të luftojë korrupsionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?