By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daçiqi të enjten në Moskë për ta shikuar me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Daçiqi të enjten në Moskë për ta shikuar me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi
Rajon / Botë

Daçiqi të enjten në Moskë për ta shikuar me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 9:12 PM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohet me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, njoftoi të mërkurën zyra e ministrit serb.

Siç thuhet në njoftim, Daçiqi do të udhëtojë drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë.

Takimin e dy shefave të diplomacisë e kishte paralajmëruar më herët zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, raporton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Ndeshja miqësore mes kombëtareve të Rusisë dhe Serbisë në Moskë është planifikuar të zhvillohet më 21 mars.

Federata e Futbollit e Rusisë e ka cilësuar këtë ndeshje si “duel vëllazëror”.

Dy ditë pas përballjes së ekipeve kombëtare, më 23 mars, kampioni i Serbisë në futboll, Cervena Zvezda, dhe kampioni i Rusisë, Zenit Shën Petersburg – do ta luajnë një ndeshje miqësore në Beograd.

Derisa kombëtaret e tjera evropiane, si Anglia apo Polonia, e shpërfillin ekipin kombëtar rus, kombëtarja e Serbisë ndjek politikën shtetërore.

Beogradi zyrtar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian – megjithëse synon të anëtarësohet në të – prej kur blloku filloi ta sanksionojë Rusinë dy vjet më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Autoritetet në Serbi nuk i kanë ndërprerë asnjëherë kontaktet me Kremlinin gjatë kësaj kohe.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008 – por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjenden pa shenja jete dy persona, një në Malishevë dhe një në Gjakovë

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Osmani falënderon FSK-në: Në këtë dhimbje e trishtim na jepni shkëndija shprese, jemi krenarë me ju!
Shkencëtarët kanë llogaritur se kur do të ndodhë saktësisht fundi i botës: “Ja çfarë do të ndodhë – do të mbeten vetëm mbetjet e yjeve dhe vrimave të zeza”
Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të është ekzistenciale për Kosovën
ShBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?