By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hajrizi: Çlirimi i Kosovës, tagër tepër i lartë që duhej ta paguanim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hajrizi: Çlirimi i Kosovës, tagër tepër i lartë që duhej ta paguanim
Lajme

Hajrizi: Çlirimi i Kosovës, tagër tepër i lartë që duhej ta paguanim

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 11:33 PM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Hajrizi, mes tjerash, ka folur për rolin historik të Konferencës së Rambujesë, që, siç tha ai, ishte një tagër tepër i lartë që ne duhej ta paguanim, duke përmendur gjenocidin e ushtruar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe kundrejt popullit shqiptar.

”Ishte një tagër tepër i lartë që ne duhej ta paguanim për të ardhur NATO dhe për t’u çliruar Kosova”, tha Hajrizi.

Ai foli për formimin e grupeve në kuadër të delegacionit kosovar që kanë funksionuar mirë dhe pa vështirësi e me një konsensus të plotë u zgjodh edhe udhëheqësi dhe kryesia e delegacionit, si dhe grupin politik, që do të trajtonte gjithë dokumentet e Konferencës.

Hajrizi: Hollbruk e Hill më propozuan të formoja qeverinë e unitetit

Mehmet Hajrizi, pjesëmarrës i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, ka folur për ecurinë e kësaj konference, që, sikundër e tha ai, nuk ka qenë e lehtë, sidomos faza e parë e konferencave ku përgatiteshin konferenca me karakter paqësor.

Ai, për delegacionin nga Kosova, tha se kishte vështirësi në formimin e një ekipi negociator gjithëpërfshirës.

“Paradoksalisht them se ne kishin vështirësi në formimin e një ekipi negociator gjithëpërfshirës që do të mund të fliste me kompetencë dhe të përçonte atje zërin e qytetarëve të Kosovës”, tha Hajrizi në “RTKPrime”.

Hajrizi, më tej, vuri në pah strukturën e ekipit të unitetit që përfaqësonte partitë politike të kohës, LDK-në, LBD-në, përfaqësuesit e UÇK-së dhe 2 përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Ai, tutje, bëri të ditur nismën e formimit të një qeverie të unitetit, me propozimin e Hollbrukut dhe ambasadorit Hill.

“Unë kisha nja dy-tri kushte që të merrja përsipër themelimin e një qeverie të tillë, së pari të ndalej lufta, të instaloheshin trupat e NATO-s në Kosovë që të ruhej paqja dhe fillimin e një konference ndërkombëtare, ku do të bisedohej me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar”, tha Hajrizi.

Me këtë ide ishte dakorduar presidenti Rugova, por që vështirësi pati takimi me UÇK-në, ngase ishte kohë e ofensivave nga forcat serbe, të cilët na penguan të jetësonim atë takim.

Më tej, Hajrizi bëri të ditur mosunitetin e forcave politike e ushtarake ndërmjet tyre, deri pak kohë para organizimit të konferencës paqësore të njohur si Konferenca e Rambujesë.

You Might Also Like

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja

Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)

I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues

Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
QKUK ka pajisje mjekësore, por s’ka kush t’i shfrytëzojë
Forbes: 15 miliarderë të rinj u shfaqën në Rusi gjatë vitit të kaluar
Ngjarjet e ditës 27 qershor
Osmani: Serbia po kërcënon me masa antiligjore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?