By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
Rajon / Botë

FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 11:44 PM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX publikoi të mërkurën raportin vjetor të 2023 lidhur me zhvillimet e migracionit të parregullt në Europë dhe pritshmëritë për vitin 2024.

“Rruga e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të migrimit të parregullt, krahasuar me vitin 2022 thotë raporti .

Sipas raportit “një pjesë e presionit migrator nga kufijtë serbë u zhvendos në kufijtë e Bosnjë Hercegovinës e cila shënoi një rritje me 80% të kalimeve të parregullta të kufirit në 11 muajt e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas FRONTEX-it emigrantët e raportuar ,si më të shumtit në numër , në Rrugën e Ballkanit Perëndimor , ishin kryesisht sirianë, turq dhe afganë.

Në përmbledhjen e FRONTEX-it thuhet se në vitin 2024 menaxhimi i kufijve evropianë do të vazhdojë të përballet me një sfidë të madhe karakterizuar nga mundësia për rritje të prurjeve migratore dhe krimit ndërkufitar.

Rreziqet për vitin 2024, thotë FRONTEX mund të pritet të prekin kryesisht rrugët e Mesdheut Qendror dhe Lindor.

Presioni i përforcuar i prurjeve migratore në Mesdheun lindor do të kishte efekt edhe në Ballkanin Perëndimor thotë Frontex në raportin vjetor të 2023.

Shqipëria si pjesë e rrugës ballkanike dhe prurjet migratore gjatë vitit 2023

Edhe Shqipëria si pjesë e rrugës Ballkanike të kalimit të migrantëve pësoi një ulje të prurjeve migratore që vijnë kryesisht nga Greqia në vitin 2023.

Me pak se 9 mijë migrantë të huaj të parregullt sipas të dhënave pararake u evidentuan në brendësi të territorit shqiptar, ku pjesa më e madhe e të cilëve kanë hyrë nga Greqia në pikën e Qafë Botës në Sarandë.

Shqipëria është pjesë e Rrugës së Ballkanit Perëndimor ku migrantët e parregullt që hyjnë nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë kalojnë transit për të udhëtuar nga zonat veriore në drejtim të Malit të Zi apo Kosovës me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Prurjet migratore në Shqipëri u lidhën ngushtësisht gjatë vitit 2023 me situatën në kampet greke të migrantëve, me ritmin e hyrjes së migrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk por edhe me aktivitetin e rrjeteve rajonale apo kombëtare të kontrabandimit të migrantëve.

Autoritetet shqiptare firmosën mesin vitit të shkuar një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX që synon të sigurojë shkëmbimin e informacionit në lidhje me pretendimet për shkelje të të drejtave themelore në aktivitetet operacionale të Frontex në territorin e Shqipërisë.

Frontex nisi operacionin e përbashkët në Shqipëri, operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor, në maj 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë kufitare Shqiptare.

Sipas të dhënave nga Agjencia Europiane për Ruajtjen e Kufijve , Frontex, numri i kalimeve të parregullta në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian arriti në vitin 2023 në rreth 380 000, i nxitur nga një rritje e mbërritjeve përmes rajonit të Mesdheut,

Kjo shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe përbën një rritje prej 17% krahasuar me kalimet e parregullta të vitit 2022, duke treguar një tendencë të vazhdueshme rritëse gjatë tre viteve të fundit.

Sirianët përbënin mbi 100 000 kalime të parregullta përgjatë vitit 2023 ,duke shënuar edhe numrin më të lartë midis të gjitha kombësive.

Ata u pasuan nga guineasit dhe afganët.

Këto tre kombësi kryesore përbënin mbi një të tretën e të gjitha kalimeve, sipas FRONTEX.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

124 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 31, 2025
Monica Bellucci nuk ndahet nga Tim Burton, kanë shkëmbyer dashuri në tapetin e kuq
Ferizaj triumfon ndaj Feronikelit 74, Llapi dhe Gjilani ndahen baras
Pichler: Ballkani i rëndësishëm për dezinformimin rus, në Serbi po përdoren mediet dhe diaspora si mjete për të propagandua
Ligji për pagat: Kë e prek vendimi i Kushtetueses?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?