By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?
May 21, 2025
Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
May 21, 2025
Mision nate i MiG-ut ukrainas, droni rus Shahed i rrëzuar
May 21, 2025
Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?
May 21, 2025
Gjenden eshtrat e sllovakut te zhdukur 12 vjet më parë
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aliu: Kosova ka mungesë të ujit, të bëhet adaptimi me ndryshimet klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Aliu: Kosova ka mungesë të ujit, të bëhet adaptimi me ndryshimet klimatike
Financa

Aliu: Kosova ka mungesë të ujit, të bëhet adaptimi me ndryshimet klimatike

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 2:37 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Ujërave dhe Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka theksuar se Kosova ka mungesë të ujit dhe ndryshimet klimatike do të kenë ndikime të mëdha në Kosovë. Për këtë, Aliu ka kërkuar që të bëhet adaptimi me ndryshimet klimatike.

“Besoj që tashmë kemi shenja të qarta se ndryshimet klimatike ndikojnë në Kosovë. Faktin që ne kemi pak ujë, tregon që nuk do ta kemi lehtë që të përballemi me thatësira që do të ndikohemi nga ndryshimet klimatike. Do të kemi vërshime që nuk e dimë se si do t’i menaxhojmë. Pra në momente të caktuara do të kemi tepër ujë, dhe atëherë kur do të na duhet nuk do të kemi ujë. Prandaj adaptimi në ndryshimet klimatike është një ndër prej problemeve dhe sfidat kryesore që përballet vendi ynë. Jemi shumë të kufizuar sepse nuk njihemi nga Kombet e Bashkuara dhe nuk kemi qasje në fondet për ndryshime klimatike, vendet e tjera kanë qasje në këto fonde dhe ne duhet të përballemi me mjete tona”, ka deklaruar Aliu.

Ministri ka theksuar se po bëhet përpjekje që të bëhen studime të fizibilitetit dhe për këtë ka thënë se janë duke ecur mbarë.

Ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të USAID-it në Kosovë, Alex Albertine, ka thënë se puna e Institutin Meteorologjik të Kosovës është shumë e rëndësishëm për parashikimet që ajo jep, pasi sipas tij, mund të merren masa që të shpëtohen jetë njerëzish dhe mjedisi.

“Ndryshimi klimatik është një çështje urgjente e planetit tonë, kësisoj na nevojiten veprime të menjëhershme. Ende nuk jemi të përgatitur, këto ndikojnë tekë komunitete dhe duhet të përgatitemi që komunitet të përballen më këtë. Të dhënat na fuqizojnë që të bëjmë vendime duke ruajtur jetën dhe mjedisin”, ka deklaruar ai.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit, Afrim Berisha, ka thënë se duke marr parasysh se monitorimi dhe të dhënat e sektorit të ujërave, AMMK-ja i ka dhënë prioritet forcimit të monitorimit dhe procesit të mbledhjes së të dhënave nga këto fusha.

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kërkohet rishikimi i ligjit për testin e maturës

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Sudan, deri në 150 të vdekur në një sulm
Çfarë duhet të dini për kryeministrin e ri të Britanisë?
Tirana i kërkon sqarim ambasadorit serb rreth deklaratës së Vulinit për Ramën
Scholz njoftoi synimin e tij për të vazhduar dialogun me Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?