By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia dhe Kina përdorin veto kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia dhe Kina përdorin veto kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë
Rajon / Botë

Rusia dhe Kina përdorin veto kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 7:50 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Rusia dhe Kina e përdorën veton të premten kundër një rezolute të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Rezolute bënte thirrje për armëpushim gjashtëjavor, mbrojtjen e civilëve dhe lejimin e futjes së ndihmave humanitare për miliona palestinezë në Gazë.

Në Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë, 11 votuan për, tre kundër dhe një abstenoi.

“Shumica dërrmuese e këtij këshilli votoi për këtë rezolutë, por fatkeqësisht Rusia dhe Kina vendosën ta përdorin veton”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, duke folur para votimit, u bëri thirrje vendeve anëtare të mos e votonin këtë rezolutë.

Ai tha se rezoluta ishte “tejet e politizuar” dhe se i jepte dritën jeshile Izraelit për të kryer operacion ushtarak në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku më shumë gjysma e 2.3 milionë banorëve janë duke u strehuar në shatorre të improvizuara, pasi i ikën luftës izraelite në veri.

Këshilli i Sigurimit i ka miratuar dy rezoluta për gjendjen e përkeqësuar humanitare në Gazë, por asnjëra nga to nuk bënte thirrje për armëpushim.

Rusia dhe Kina e përdorën veton kundër një rezolute amerikane edhe në tetorin e kaluar, e cila bënte thirrje për ndërprerjen e luftimeve, për të mundësuar dërgimin e ndihmave, mbrojtjen e civileve dhe ndërprerjen e armatosjes së Hamasit.

Ato thanë se rezoluta nuk pasqyronte thirrjet botërore për armëpushim.

ShBA-ja, aleatja më e madhe e Izraelit, e ka përdorur veton kundër tre rezolutave që kërkonin armëpushim, më së voni një të thirrur nga vendet arabe dhe e mbështetur nga 13 anëtarë të këshillit më 20 shkurt.

Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.

Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Më shumë se 32.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
Rusticcia: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për siguri në Kosovë e rajon
Suhareka fiton ndeshjen e parë zyrtare në histori të klubit
Në Shkup mbahet Samiti i shteteve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore
A do të mund ti kundërvihet BRICS vendeve perëndimorë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?