By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë
November 4, 2025
Dieta e balerinave ruse: Humbni deri në 5 kilogramë në 7 ditë, por duke respektuar 1 parim!
November 4, 2025
Raportohen disa raste të kanosjeve në 24 orët e fundit
November 4, 2025
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK edhe në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK edhe në Bruksel
Lajme

PDK edhe në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2024/03/23 at 9:42 PM
Kosova Times Published March 23, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të konstituimit të Degës së PDK-së në Belgjikë, të mbajtur në Bruksel, ku kryetar u zgjodh aktivisti dhe bashkatdhetari i suksesshëm, Jetlir Llugani. 

Kryetari Krasniqi duke falënderuar mërgatën për mbështetjen e parezervë, tha se rritja dhe fuqizimi i Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë nuk është i rastësishëm, sepse lidhja mes tyre është krijuar përmes shumë dekadave të luftës, sakrificës dhe shpresës së pandërprerë për një të ardhme më të ndritshme për shtetin dhe popullin tonë. “Që nga lufta heroike për liri e UÇK-së, përmes rrugëtimit të mundimshëm drejt pavarësisë, deri te përpjekjet e vazhdueshme për shtetndërtim, ju keni qenë shtyllat e forcës dhe të mbështetjes tonë. Prandaj, para se të vazhdojë tutje me këtë fjalim, dua që të përfitoj nga rasti dhe të shpreh një falënderim nga zemra për ju – mërgatën tonë – heronjtë e heshtur të shtetit tonë. Dhe, si të tillë, ju jeni pjesë përbërëse, e pandashme dhe tejet e nevojshme për të ardhmen evropiane të Kosovës. Prandaj, siç e kam deklaruar edhe më parë, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen këtë vit, ju duhet të jeni dhe do të jeni të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe me deputetë nga mërgata.

Sepse, Kosova ka nevojë për ju”, theksoi ai. Në këtë takim, kreu i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti për prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, duke thënë se kjo qeveri e ngarkuar me detyrën e shenjtë për t’i shërbyer interesave të popullit, ka dështuar mjerisht. “Për herë të parë në histori të këtyre marrëdhënieve, Kosova është nën sanksione nga Bashkimi Evropian. Edhe këtë javë, gjatë takimeve të mia me zyrtarë te lartë evropianë, vërehet zhgënjimi me nivelin e raporteve tona. Në fakt, për Kosovën, nën udhëheqjen e kësaj Qeverie, sot po diskutohen skenarë shumë më të errëta e fare pak për një perspektivë evropiane për ne. Njëjtë, raportet e Kosovës me aleatin tonë më të madh, ShBA-të, kanë rënë në pikën më të ulët ndonjëherë. Por, pasojat e veprimeve të kësaj Qeverie shtrihen shumë përtej sferës së diplomacisë.

Ata po u shkaktojnë vuajtje të panumërta qytetarëve tanë, duke rrënuar shëndetësinë, arsimin, ekonominë, infrastrukturën, kulturën, sportin dhe çdo segment tjetër”, shtoi lideri i PDK-së. Ai tha se detyrë e PDK-së, si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, është nxjerrja e vendit nga kjo situatë e rëndë. “Në analet e historisë sonë, dy emra shquhen për ndikimin e tyre të pashlyeshëm në përpjekjet tona çlirimtare dhe shtetformuese: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Këta liderë, të cilët tani përballen me një tjetër betejë për Kosovën në Hagë, simbolizojnë pastërtinë dhe sakrificën e luftës sonë çlirimtare.

Mungesën e tyre e di që e ndjejmë thellësisht të gjithë, veçanërisht kur jemi dëshmitarë të drejtimit në të cilin udhëheqja aktuale po e çon vendin tonë. Prandaj, të dashur mërgimtarë, sfidat me të cilat përballemi sot janë një kujtesë e fortë e nevojës për një lidership shtetëror i cili e ka dëshmuar veten se mund ta drejtoj vendin drejt zhvillimit dhe përparimit. Kosova sot ka nevojë për një lidership që kupton çmimin e lirisë, rëndësinë e unitetit dhe vlerën e shtetit. Dhe këtë lidership e këtë guxim e ka vetëm familja jonë politike, Partia Demokratike e Kosovës. PDK-ja është e gatshme të hapë një epokë të re për Kosovën”, tha Krasniqi. Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur i Degës së PDK-së në Belgjikë, Jetlir Llugani ka falënderuar lidershipin e partisë për prezencën dhe të gjithë delegatët për besimin e dhënë, duke uruar suksese të përbashkëta. “Organizimi politik në mërgatëi  Partisë Demokratike të Kosovës, po vijon, në një situatë të rëndë politike, pas dështimeve të një Qeverie të paaftë në Republikën e Kosovës. Duke qenë të shqetësuar me degradimin qeverisës në atdhe, ne jemi organizuar me një përkushtim dhe motivim shtesë për pjesëmarrjen e shtetasve tanë për konsolidimin e radhëve tona që të japim dhe ne kontributin tonë për zgjedhjet nacionale që duhet të mbahen sa më parë për të mirën e Kosovës”, u shpreh Llugani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Raportohen disa raste të kanosjeve në 24 orët e fundit

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu

Ditë sot e vranët me riga shiu dhe diell të pjesshëm

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Kosova Times March 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Udheheqja proruse ne Sllovaki shkrin embargon, rifillonë bashkëpunimin me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë në fushën e kulturës
Fëmijët e Drakulës dhe Kremlinit. Kush po përgatitte grushtin e shtetit në Rumani?
Borrell, Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së
Osmani: Urime dhe me fat Fitër Bajramin, lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?