By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”
August 1, 2025
Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine
August 1, 2025
Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”
August 1, 2025
Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse
August 1, 2025
India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ushtria e Kosovës është më e fortë dhe e përgatitur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Ushtria e Kosovës është më e fortë dhe e përgatitur
Lajme

Kurti: Ushtria e Kosovës është më e fortë dhe e përgatitur

Kosova Times
Last updated: 2024/03/23 at 11:55 PM
Kosova Times Published March 23, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tre vjet qeverisje të tij, ka thënë se me qeverinë të cilën ai e udhëheq ushtria e vendit është më e fortë e më e përgatitur.

“Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar”, ka shkruar ai në llogarinë  e tij në ‘Facebook’.

Shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera.

“3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit duke përfituar kështu dije të vlefshme ushtarake. U realizuan misione bashkëzbarkimi me ushtrinë amerikane dhe atë britanike duke dëshmuar kapacitetin tonë për t’i kontribuar paqes. Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s. Në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kontribuam në trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe përgatitëm dy pako të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, tha ai.

Kurti deklaroi se po vazhdohet të rritet bashkëpunimi bilateral dhe prania e diplomacisë ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me 15 shtete dhe akreditimit të atasheve tanë ushtarakë në Holandë, Slloveni dhe Kanada, gjersa jemi në proces në Zvicër dhe Itali.

“Në konsultimet bilaterale me ShBA vendosëm prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa kemi arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë. Të vetëdijshëm se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike, përuruam Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, tha ai.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, theksoi se është hequr kufizimi në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe është hapur atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç.

“E lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. Së shpejti do të prezantojmë konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse që ia mundëson qytetarëve dhe organizatave të ndryshme të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave civile”, shkroi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti dhe udhëheqësit ImpactCEE biseduan për investimet Kosovë-Poloni

Aksident fatal në Prishtinë, vdes një motoçiklist

Avokati i Popullit kërkon zgjidhje urgjente për buxhetin e RTK-së

3.658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

Osmani: Dyert e Presidencës të hapura për mërgatën e jashtëzakonshme

Kosova Times March 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haki Abazi nga sot në listën zgjedhore të AAK-së

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Vdes në Paris e veja e Milan Kunderës, Vera
Britania sanksionon pesë rusë pas dënimit të kritikut të Kremlinit
Enrique: PSG po ecën në drejtimin e duhur
Raketa kineze shpërbëhet në hapësirë, duke rrezikuar më shumë se 1000 satelitë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?