By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rriten asetet e bankave e komerciale, arritën në 7.4 miliardë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Rriten asetet e bankave e komerciale, arritën në 7.4 miliardë euro
Financa

Rriten asetet e bankave e komerciale, arritën në 7.4 miliardë euro

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 4:19 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar rritje për 29.9 milionë euro, ose 0.4% krahasuar me muajin paraprak.

“Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë arritur vlerën në fund të muajit shkurt 2024 në 1,2 miliardë euro, duke shënuar ulje për 36.6 milionë euro, ose 3% krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në publikimin e BQK-së për statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024.

Sipas BQK-së, kreditë bruto në fund të muajit shkurt kanë arritur vlerën në 4.95 miliardë euro, duke shënuar rritje për 60.4 milionë euro ose 1.2% krahasuar me muajin paraprak.

“Vlera e kredive të reja në muajin shkurt 2024 ishte 172.2 milionë euro. Depozitat e klientëve në shkurt 2024 kanë arritur vlerën prej 6.0 miliardë euro, duke shënuar rritje për 12.3 milionë euro, ose 0.2% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro)”, thuhet në raport.

Kurse vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro, ndërsa raporti kredi-depozita në muajin shkurt 2024 ishte në nivelin 82.4%.

“Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 arriti vlerën në 894.1 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 0.4 milionë euro apo 0.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.5 milionë euro. Norma mesatare e interesit në depozita në muajin shkurt 2024 ishte 2.89% (në janar 2024 ka qenë 2.74%)”, njofton BQK.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin shkurt 2024 ishte 6.34% (në janar 2024 ka qenë 6.38%), ndërkaq margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin shkurt 2024 ishte 3.5% (në janar 2024 ka qenë 3.6%). /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet lokale turke, që do t’ia matin popullaritetin Erdoganit

Kosova Times Kosova Times March 27, 2024
Kurti dhe Presidenti i KOK-ut, Krasniqi mbollën “Pemën Olimpike 2024” në oborrin e ndërtesës së Qeverisë
Plagoset me armë zjarri shqiptari në Pisa të Italisë! U zu në pritë, dyshohet për laje hesapesh
Deklaron se mund të vendosë paqen! Pse Putini përfiton nga zgjatja e luftës Izrael-Palestinë?
Çfarë mendojnë evropianët aktualisht për BE-në dhe perspektivat e tyre – Sondazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?