By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli
Lajme

Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 5:00 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës identifikon dhe arreston të dyshuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme dhe vjedhje të identitetit.

I dyshuari është arrestuar në komunën e Zubin Potokut derisa kishte tentuar të pajiset me pasaportë dhe patentë shofer me të dhëna të rreme.

“Si rezultat i bashkëpunimit të njësive të lartcekura policore me zyrtarët kompetent të ARC-së dhe zhvillimit të punëve intensive, operative dhe hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit, me datën 22.03.2024, në qendrën për pajisje me dokumente në komunën e Zubin Potokut është arrestuar një person i dyshuar me të dhëna të rreme i cili ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaportë dhe patentë shoferi.”

Më 7 qershor ai është regjistruar me të dhëna të rreme si D.B, i lindur në vitim 1980, shtetas i Ksoovës. Ai kishte marrë letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer.

“Personi i dyshuar (i njëjti), tashmë me datën 07.06.2013, përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme si D. B. i lindur në vitin 1980 në Mitrovicë si shtetas i Kosovës, ku edhe është pajisur me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi.”

Ndërsa, më 5 janar 2021 ai kishte aplikuar për t’iu vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale, ku edhe kanë nisur dyshimet.

“Ndërsa me datën 05.01.2024, personi i dyshuar me të dhënat e lartcekura është paraqitur për aplikim në Zubin Potok për të vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale të Republikës së Kosovës, ku gjatë verifikimit të dokumenteve që i dyshuari NN i ka paraqitur me rastin e  aplikimit, NJRHKEK-Mitrovicë e Veriut, ka ardhur deri tek një dyshim i bazuar se i dyshuari NN ka marrë identitet të rremë si shtetas i RKS-së.”

I dyshuari ka dalë që është një i arratisur në Greqi, me inicialet G.S. dhe i njëjti ishte në kërkim nga Interpol-i.

“Lidhur me rastin me qëllim të vërtetimit të identitetit të saktë të personit të dyshuar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtarë për Zbatim të Ligjit – ILECU, përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive, ka pranuar raport nga Interpoli ku ka rezultuar se gjurmët e gishtërinjve përputhen me personin në arrati me iniciale G. S. (viti 1977) në Greqi. I njëjti nga Interpoli i Greqisë kërkohet për disa vepra të rënda penale, si: Krimi i organizuar, Grabitje, Detyrim, Lëndim të rëndë trupor, Dhënie e deklaratave false, Posedim ilegal të eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese” etj. ndërsa nga Interpol i Malit të Zi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.”

Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej një muaji.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor, dhe pas masës së ndalimit policor, personit të dyshuar me vendim të gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.” /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Çeku për suksesin e Sadikut: Moment plot krenari për vendin tonë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
Angli-Zvicër, publikohen formacionet zyrtare
ZRrE: Kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit nuk është marrë parasysh
Tregtia botërore do të arrijë një rekord këtë vit
10-vjeçari bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?