By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Vota e sotme konfirmim që Kosova i plotëson kushtet për KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Vota e sotme konfirmim që Kosova i plotëson kushtet për KiE
Lajme

Gërvalla: Vota e sotme konfirmim që Kosova i plotëson kushtet për KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 10:01 PM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka vlerësuar hap shumë të rëndësishëm miratimin e raportit të raportueses Dora Bakoyannis në Komitetin Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Ky hap i sotëm ishte i rëndësishëm sepse është një konfirmim që Kosova është e përgatitur dhe i plotëson të gjitha kushtet për t’u anëtarësuar në KiE. Por, ende s’kemi arritur në fund të rrugës, sepse është shumë e rëndësishme që deri në maj të vazhdojmë punën e lobimin, jo vetëm në Asamblenë Parlamentare por edhe në Këshillin Ministror, me qëllim që në maj të kurorëzohemi me anëtarësimin e plotë në KiE”, ka theksuar Gërvalla në një intervistë në Lajmet Qendrore në RTK.

Ajo tutje ka theksuar se nëse në të ardhmen do të lindin kushte të reja, atëherë ato do të jenë të padrejta. “…sepse nuk janë paraparë aspak as në raportin e juristëve eminentë e as të raportuesve tjerë. Ne konsiderojmë se nuk ka shtet që nga anëtarësimet e viteve të 90-të të ketë qenë më i gatshëm dhe të ketë përqafuar më shumë vlera e parime demokratike se sa Republika e Kosovës”, ka shtuar Gërvalla.

Sa i përket katër votave kundër, ndër të cilat njëra ishte e Malit të Zi, ministrja ka pranuar se është votë që habit, por ajo tha se atë e sheh si votë individuale të deputetes dhe se pret që kur vjen në pyetje vota e Malit të Zi si shtet, ajo do të jetë në favor të Kosovës.

“Proporcioni i votave 31 për, 4 kundër dhe 1 abstenim është një votë shumë e qartë pro anëtarësimit tonë dhe të njëjtën proporcion e presim edhe në prill kur të vihet në votim në Asamblenë Parlamentare çështja e opinionit për anëtarësim në KiE. Sa i përket Malit të Zi, shpresoj që ajo është një votë individuale e deputetes, ndërsa vota e Malit të Zi si shtet mbetet në përkrahje të Republikës së Kosovës, ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, ka theksuar Gërvalla, transmeton RTKlive.

Në pyetjen nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë kusht për anëtarësim, ministrja ka thënë se asnjë lloj i asociacionit nuk është parakusht për anëtarësim në KiE.

“Kjo është gjuha e qartë që e flet raporti i raportueses Dora Bakoyannis dhe është ajo për të cilën ka votuar sot Komiteti Politikë i KiE-së. Do të shohim zhvillimet në prill dhe pastaj kur ta kemi votën në Asamblenë Parlamentare do të kemi nevojë edhe për një valë të re bisedash intensive, në mënyrë që në maj të bëhemi anëtar të KiE-së”, ka nënvizuar Gërvalla.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Askush nuk po na dëgjon”: Shtohen protestat e grave ruse kundër luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Telekomi: Viti 2025 do të jetë vit i daljes nga kriza përfundimtare
Gërvalla: Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndërrojë politikën ndaj Serbisë
Një helikopter u rrëzua në rajonin e Magadan – ka të vdekur
Tre emra të njohur botërorë në gala mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?