By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 tetor 2025
October 7, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
October 7, 2025
Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje
October 6, 2025
PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja
October 6, 2025
Partia e Re Demokratike: Prizreni mund të bëhet shembull i bashkëjetesës
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nikaj: Qeveria edhe dështoi të zbatojë ligjin në veri edhe dëmtoi partneritetin me ShBA-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nikaj: Qeveria edhe dështoi të zbatojë ligjin në veri edhe dëmtoi partneritetin me ShBA-në
Lajme

Nikaj: Qeveria edhe dështoi të zbatojë ligjin në veri edhe dëmtoi partneritetin me ShBA-në

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 2:35 PM
Kosova Times Published October 29, 2022
Share
SHARE

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, tha sot në konferencë për media se vendimi i djeshëm i Qeverisë në lidhje me targat e veturave në veri të vendit e vërteton përsëri faktin se kryeministri Albin Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij, edhe po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë.

“I gjithë debati i ditëve të fundit ka qenë i fokusuar në çështjen se a do të zbatohet vendimi legjitim i Qeverisë nga data 1 nëntor, apo do të aprovohet kërkesa e ShBA-së për shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj. Në fund, Kryeministri ka vendosur në mënyrë të njëanshme që ta shtyjë zbatimin e vendimit për gati 6 muaj, duke u tërhequr nga qëndrimi i tij, por edhe duke e sjellë Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me ShBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, tha Nikaj.

Ai tha se kjo qasje joserioze, po e shndërron Kosovën në palë destruktive dhe po e vë në dyshim mbështetjen ndërkombëtare për vendin dhe mbi të gjitha nuk po arrin realizimin e asnjë objektivi shtetëror.

“Në këtë situatë, qëllimi i Qeverisë do të duhej të ishte ose zbatimi pa shtyrje të mëtejme i vendimit legjitim në funksion të sundimit të ligjit edhe në veri të vendit, ose koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtarë për të fuqizuar pozicionin e Kosovës në procesin e Dialogut. Por, me vendimin e Qeverisë nuk u arrit asnjëri nga këto qëllime”, tha ai.

Nikaj tha se një situatë të tillë në raport me ShBA-në, Kosova nuk e ka pasur asnjëherë në të kaluarën.

“Si PDK, shprehim shqetësimin dhe mospajtimin tonë me këtë qasje injoruese dhe mosbashkëpunuese me shtetin më të rëndësishëm për perspektivën zhvillimore të vendit tonë. Kjo vlen edhe për raportet tona me shtetet kyçe të Bashkimit Evropian. Përderisa kemi mbështetur dhe mbështesim çdo veprim e vendim legjitim e kushtetues të Qeverisë e të institucioneve shtetërore për shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës, ne besojmë se këto qëllime më së miri arrihen duke pasur komunikim dhe koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Nikaj ka ftuar qeverinë e Kosovës që të dalë me qëndrim zyrtar dhe të bëhet transparente për qytetarët e Kosovës në lidhje me planin franko-gjerman që tash e sa ditë ndodhet në Zyrën e Kryeministrit, por po mbahet fshehtë nga qytetarët e Kosovës.

Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë për këtë plan këtu në Prishtinë e jo të informohen për detajet e tij nga konferencat në Beograd. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje

PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja

Partia e Re Demokratike: Prizreni mund të bëhet shembull i bashkëjetesës

KGJK dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Goditje e rëndë për shoqërinë

AAK premton se banorët e Pejës do të jenë prioritet i qeverisjes

Kosova Times October 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtria izraelite: Nuk e përjashtojmë mundësinë e pushtimit të Libanit

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
ShBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Kongresi amerikan ka publikuar një projekt-ligj për ndihmën e re për Ukrainën
35 trupa jane gjetur pas shembjes së pusit në tempull në Indi
Tmerr në Sarajevë: Gjenden trupat e një gruaje dhe një fëmije duke lundruar në Miljacka, policia gjeti një skenë të tmerrshme në breg
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?