By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thirrje prokurorisë të bëjë më shumë për masakrën e Podujevës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thirrje prokurorisë të bëjë më shumë për masakrën e Podujevës
Lajme

Kurti thirrje prokurorisë të bëjë më shumë për masakrën e Podujevës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 12:26 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të bëjë më shumë lidhur me arrestimin e kryerësve të masakrës ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë.

“Ne edhe një herë i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të bëjë më shumë në mënyrë që këta vrasës mizor të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të ndodhen prapa grilave sepse ka pasur shumë më tepër ekzekutorë dhe urdhërdhënës të kësaj ekspedite kriminale gjenocidale se sa që janë përballur në procesin e drejtësisë, ku siç dihet në Serbi nuk ka pasur drejtësi për këto familje”, ka theksuar Kurti pas homazheve tek varret e familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë.

Kryeministri tutje tha se dëshmorët na e përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë që e gëzojmë sot dhe se si rrënjët e shtetit dhe të lirisë janë te gjaku i martirëve dhe i dëshmorëve.

”Njëkohësisht zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional ashtu edhe qytetar për kërkim të drejtësisë”, ka shtuar ai.

Kurti tha se në këtë masakër janë vrarë shtatë gra e shtatë fëmijë, por që përkundër një procesi gjyqësor në Serbi nuk ka pasur drejtësi të mjaftueshme. “Fëmijët kanë qenë prej 2 vjeç deri në 15 vjeç dhe me këtë rast është mbajtur një proces gjyqësor në Serbi, ku janë dënuar disa pjesëtarë të njësitit famëkeq Shkorpion, të cilët kanë kryer vrasje edhe në gjenocidin e Srebrenicës dhe ata të dënuar maksimalisht me 20 vjet pa u penduar, kur i kanë mbajtur 2/3 e dënimit janë liruar. Kryesori i tyre Sasha Svjetan është arrestuar në dhjetorin e vitit 2022 në Athinë, si kreu i një karteli të drogës atje. Kjo tregon se si kriminelët e luftës dhe krimi i organizuar në paqe janë të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Por ne kemi nevojë për drejtësi institucionale në Kosovë dhe rajon”, ka nënvizuar Kurti.

You Might Also Like

Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave

Hajdaraj e Hennessey flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

OVL-UÇK letër Komisionerit O`Flaherty: Hetim për shkeljet në Speciale

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Askush nuk e di se kush është autori i një libri misterioz më shumë se 500 vjeçar, përmbajtja e të cilit ka tronditur të gjithë

Kosova Times Kosova Times May 15, 2023
I prekur nga një sëmundje e rrallë, suedezi Olsson…
Pozita dhe opozita serbe ndaj Republikës Serbska dhe Kosovës janë një: nacional raciste
Mijëra bujq e bllokojnë Berlinin, ministri i Financave u thotë se s’ka më para
Abdixhiku: MAShTI nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?