By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-diplomati amerikan po vazhdon dëshminë në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish-diplomati amerikan po vazhdon dëshminë në Hagë
Lajme

Ish-diplomati amerikan po vazhdon dëshminë në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 1:58 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues, nëpërmjet gjyqtarit Guénawl Mettraux.

Mettraux u fokusua tek rasti që kishte ndodhur me lirimin e dy gazetarëve serbë të Tanjugut nga UÇK-ja.

Ai pyeti dëshmitarin për interesin që mund të kishte UÇK-ja që ta bënte publik rastin e lirimit të gazetarëve.

“Mua më dukej sikur me atë donin që të kishin një lloj publiciteti pozitiv, me mënyrën se si ishin  trajtuar këta gazetarë serbë. Ata pretendonin se kishin bërë gjënë e duhur”, u deklarua dëshmitari.

Byrnes u pyet edhe për praninë e Sokol Bashotës në ngjarje të tilla.

“Sipas përvojës time, ai ishte thuajse gjithmonë i pranishëm në ngjarje ose veprimtari që përfshinin GDOM-in. Ai ishte personi i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm që të merrej me GDOM-in ose të kishte marrëdhënie me GDOM-in dhe kjo ishte arsyeja që mendoj se ai ishte i pranishëm në këtë rast”, ka theksuar ai.

Dëshmitari Shaun Byrnes u pyet nga trupi gjykues për një komunikatë që pretendohet se është lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe mbanë numrin 63 dhe mbante datën 27 nëntor 1998.

Byrnes ka deklaruar se këtë dokument nuk e kishte parë më herët përveç se fundi në Hagë. Sipas tij, ky ishte një dokument politik që ta vendos në pozitë të favorshme Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

“Unë mund të ju them këto; në thelb ky është dokument politik i cili ka për synim ta vendos në pozitë shumë të favorshme Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në sytë e ndërkombëtarëve. Në veçanti për misionin e OSBE-së që ishte duke i krijuar. Unë jam i bindur që amnistia që ka dekretuar Shtabi i Përgjithshëm për dy gazetarët e Tanjugut ka qenë si rezultat i presionit”, ka thënë ai.

I pyetur nga gjyqtari Guénaël Mettraux se a thuhet në këtë dokument që Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur për lirimin e gazetarëve të Tanjugut dhe dy aktivisteve të LDK-së, dëshmitari e pohoi një gjë të tillë.

“Kështu thuhet në dokument”, ka theksuar Byrnes .

Ndërsa, në dokumentin që u bë publik thuhej se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në nder të festave të nëntorit ka vendosur që t’i amnistojë një numër të burgosurish në mesin e tyre edhe dy gazetarët e Tanjugut.

“Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për nder të festave të nëntorit vendosi t’i amnistojë një numër të të burgosurish në mesin e tyre dy gazetarët e Tanjugut dhe dy aktivistet e LDK-se nga Malisheva. Gazetareve ju ndërpre vuajtja e dënimit, kurse aktivisteve të LDK-se, iu ndërpritet paraburgimi, por hetimet iu vazhdojnë”, thuhej në dokument.

Në këtë dokument thuhej se lirimi i të lartpërmendurve bëhet më 27 nëntor 1998 në prani të vëzhguesve ndërkombëtar.

Ish-diplomati amerikan e vazhdon dëshminë në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të vazhdoj dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

.Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin dëshmitari Shaun Byrnes të mërkurën ka thënë se i kujtohet që i ka thënë dikush që Agim Krasniqi dhe Gjergj Dedaj ishin marrë në pyetje dhe ishin akuzuar për tradhti nga UÇK-ja.

Më pas, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Guénaël Mettraux, dëshmitari ka thënë se një gjë të tillë ia kishin thënë vetë Krasniqi dhe Dedaj.

“Duhet përkufizuar tradhtia, por kjo ka qenë një akuzë e UÇK-së nga pikëpamja jonë. Ata kanë qenë të angazhuar në veprimtari normale politike, por më vonë në parti politike”, ka deklarur ai.

Dëshmitari ka thënë se UÇK-ja asnjëherë nuk iu ka dhënë arsye për ndalimin e këtyre deputetëve, përfshirë edhe Dedajn e Krasniqin. Ai ka thënë se pika e kontaktit për lirimin e këtyre 13 deputetëve ishte Sokol Bashota.

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times September 17, 2024
Guardiola mbron Haaland-in: Ai nuk është fajtor për krizën e ekipit
Departamenti amerikan i Thesarit tha se Rusia do të jetë ajo që do të vendosë nëse sanksionet do të lehtësohen apo forcohen
Besimtarët bëjnë gjimnastikë në xhamitë e Stambollit
Charap:”Ne nuk kemi një shkop magjik me të cilin …”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?