By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues
Lajme

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 5:40 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për shkak të mungesës së deputetëve në votim.

Në sallë ishin të pranishëm 61 deputet, mjaftueshëm për ta kaluar legjislacionin, por votimi u braktis nga dy deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo është hera e pestë radhazi që pushteti tenton t’i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

Votimi u braktis edhe nga partitë kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë.

Votimi ka ngecur te amendamenti i katërt, për të cilin deputeti Visar Korenica kishte kërkuar të bëheshin ndryshime gjatë një seance më 22 shkurt.

Korenica kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë.

Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë Projektligj.

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.

Ky ligj ishte kundërshtuar ashpër nga një pjesë e deputetëve.

Sipas Projektligjit, të drejtën e shfrytëzimit të IVF-së e kanë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milionë euro.

You Might Also Like

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Portugalia merr vendimin për të njohur Palestinën si shtet

Kosova Times Kosova Times September 20, 2025
Ministria e Jashtme njoftoi gatishmërinë e Rusisë për luftë me NATO-n
Kjo përzierje çaji shpëton jetën gjatë vapës
Biden dhe Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë
ATK u rikujton bizneseve TVSh-në për furnizimin e shërbimeve në ndërtim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?