By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seuli kritikon Moskën për bllokimin e monitorimit të sanksioneve ndaj Phenianit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Seuli kritikon Moskën për bllokimin e monitorimit të sanksioneve ndaj Phenianit
Rajon / Botë

Seuli kritikon Moskën për bllokimin e monitorimit të sanksioneve ndaj Phenianit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 1:50 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Koreja e Jugut e ka quajtur “të papërgjegjshme” Rusinë, pasi Moska vendosi veto, duke bllokuar rinovimin e mandatit të një paneli ekspertësh të Kombeve të Bashkuara për monitorimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut.

Vendosja e vetos në OKB nga Rusia ndodhi pasi akuzave se Pheniani po ndihmon Moskën në luftën e saj në Ukrainë.

Koreja e Jugut “qartësisht thekson se Federata Ruse, pavarësisht statusit të saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka ndërmarrë një vendim të papërgjegjshëm”, tha Ministria e Jashtme e Seulit.

Kjo lëvizje, që vjen disa javë pasi paneli tha se po hetonte raportimet për transferim të armëve mes Phenianit dhe Moskës, u përball me kritika, përfshirë nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e quajti veton si veprim për “pranimin e fajit” nga Rusia, ndërkaq ShBA-ja tha se kjo ishte “një përpjekje për interesa vetjake që synon të paneli të mos nxjerrë në pah raportin për bashkëpunimin e Moskës” me Korenë e Veriut.

Megjithatë, vetoja e vendosur nga Rusia nuk ndikon në sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, por i jep fund monitorimit për zbatimin e këtyre sanksioneve.

Mandati i panelit përfundon në fund të prillit.

Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra që nga vitit 2006, të cilat janë vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në përgjigje të programit bërthamor të Phenianit.

Që nga viti 2019, Rusia dhe Kina kanë tentuar që të bindin Këshillin e Sigurimit që të zbusë sanksionet.

Këshilli i Sigurimit për një kohë të gjatë është i ndarë për këtë çështje, përderisa zëvendësambasadori kinez, Geng Shuang, gjatë mbledhjes së mbajtur të enjten argumentoi se sanksionet “kanë përkeqësuar tensionet dhe konfrontimin dhe kanë një ndikim të madh negativ ndaj situatës humanitare”.

Gjatë votimit, Kina ka abstenuar, ndërkaq anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit kanë votuar për zgjatjen e mandatit të panelit monitorues.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit – përparimi i qytetarëve

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
Katërmbëdhjetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad
Ushtari hero ukrainas ‘Rus’ vret 27 trupa ruse ndërsa ishte i rrethuara për 50 ditë
Izraeli bombardon jugun e Gazës teksa liderët diskutojnë të ardhmen pas luftës
Rohde: Agjenda ndryshon nëse Kosova merr vendim të guximshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?