By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllet ankandi për parkun solar 10 megavatësh, shpallet kompania fituese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Mbyllet ankandi për parkun solar 10 megavatësh, shpallet kompania fituese
Financa

Mbyllet ankandi për parkun solar 10 megavatësh, shpallet kompania fituese

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 9:10 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur sot ankandin elektronik për parkun e parë solar fotovoltaik prej 100 MW.

Fituesi i ankandit të parë solar 100 MW është Konzorciumi Orllati nga diaspora, me partnerë ndërkombëtarë e vendorë.

Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë, në ankandin elektronik kompanitë kanë ofertuar kundër ofertës më të lirë dhe përgjatë procesit të ofertimit kanë qenë katër sesione.

Kompanitë dhe konzorciumet pjesëmarrëse në ankandin e sotëm ishin 5, ato janë: Orllati (VD) SA, Çalik-Limak Rahovec SPP Constortium,  Guris Insaat ve Muhendisika A.S, Akuo Energy SAS dhe Elsëedy Electric S.A.E.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se si qeveri synojmë e punojmë të krijojmë një sektor të energjisë që është i sigurt, që vendosë qytetarin e Republikës së Kosovës në qendër të tij, e që ecë në hap me zhvillimet botërore dhe ankandi solar 100 megavatësh është pasqyrim i këtyre synimeve”, thuhet në komunikatë.

Ai theksoi se shtimi i 100 MW të rinj në prodhimin e energjisë do ta ulë varësinë nga importi, e për realizimin e këtyre kapaciteteve kompania që do të dalë fituese do të investojë mbi 70 milionë euro, me çka e bën një ndër parqet solare më të mëdha në Evropë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa foli për synimet e Qeverisë së Kosovës në modernizimin dhe përmirësimin e sektorit të energjisë tha se përmbyllja me sukses e ankandit diellor prej 100 MW, është i pari proces i tillë konkurrues, që vendos një gurthemel të sektorit të ri të energjisë në Kosovë, përmes të cilit sigurohet përballueshmëri për qytetarët, forcimi i sigurisë së furnizimit e qëndrueshmërinë e sektorit, me përfshirje të sektorit privat.

Ajo tutje shtoi se përbërja e ofertuesve me reputacion nga 6 shtete të ndryshme ka dëshmuar se objektivat tona janë arritur dhe përgjatë gjithë kohës zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë kanë pasur një dialog të hapur dhe transparent me të gjitha kompanitë e interesuara. Po ashtu ajo sqaroi se kemi pasur 10 raunde të sqarimeve dhe plotësimeve duke treguar se ankandi është prioritet për ne dhe se marrim parasysh propozimet e sektorit privat.

Kurse, U.D. Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Kerry Monaghan Hogler deklaroi se është nder për të që është e pranishme për të shënuar edhe një hap të rëndësishëm në energji të qëndrueshme dhe të pastër, dhe përmbyllja e këtij ankandi për është mjaft domethënës.

Ajo po ashtu pohoi se USAID është krenar që ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në realizimin e ankandit të parë solar dhe përgëzoi Ministrinë e Ekonomisë për punën e bërë në implementimin e këtij ankandi me sukses.

Ankandi solar prej 100 MW përpos që do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji do të ketë impakt në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin e aftësive. Pas përmbylljes së Ankandit solar prej 100 MW, i cili është i pari nga shumë ankande të tjerë të cilët pritet të shpallen duke filluar nga ai me kapacitet të erës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti e liron nga detyra zëvendësministrin, Almir Veliji

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Loriana Kuka garon sot në Grand Slamin e Parisit
Senatorja Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut
Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit
Reshjet e dëborës “paralizojnë” zonën e Atikës në Greqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?