By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Delegati i Selisë së Shenjtë viziton BIK-un, biseda me Tërnavën kryesisht rreth harmonisë fetare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Delegati i Selisë së Shenjtë viziton BIK-un, biseda me Tërnavën kryesisht rreth harmonisë fetare
Lajme

Delegati i Selisë së Shenjtë viziton BIK-un, biseda me Tërnavën kryesisht rreth harmonisë fetare

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 8:17 PM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, i cili shoqërohej nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Myftiu Tërnava gjatë takimit ka informuar nuncin Jean Marie Speich mbi punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në kultivimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.

Ai theksoi se si bashkësi fetare kanë bashkëpunim të mirë me Kishën Katolike në Kosovë.

“Ne jemi të gëzuar që vendi ynë ka një harmoni të tillë fetare, e cila është shembull për gjithë botën. Ne jemi vëllezër të një kombi, andaj duhet ta ruajmë dhe ta duam njëri-tjetrin, ngase kështu na porosisin mësimet tona fetare islame”, tha Tërnava.

Ndërsa, nunci Jean Marie Speich, falënderoi Myftiun Tërnava për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkësitë tjera fetare në vend.

Ai çmoi lart kontributin e Myftiut dhe të BIK-ut për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, e cila është prezente në Kosovë.

Në fund të takimit, të dyja palët bënë thirrje që në botë të pushojnë vatrat e konflikteve e luftërave dhe të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet njerëzve pa dallim feje apo race. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

EULEX-i prezanton raportin e monitorimit të drejtësisë

Kosova Times Kosova Times November 11, 2024
Bajrami: Adresimi i Ramës në Këshillin e Evropës hap pozitiv
Haradinaj: Kryetarët e komunave nga AAK, kanë vendos standard në qeverisje
Pakistan, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur kur një grabitës qëlloi mbi furgonin e parave jashtë një banke
Të dënuarit bëhen me certifikata për “Menaxhim të Zemërimit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?