By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, Jana Kukaj, gruaja artizane që ruan traditën në zonën e Zadrimës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shqipëri, Jana Kukaj, gruaja artizane që ruan traditën në zonën e Zadrimës
Lajme

Shqipëri, Jana Kukaj, gruaja artizane që ruan traditën në zonën e Zadrimës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/31 at 6:59 PM
Kosova Times Published March 31, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri gratë në zonat rurale po përpiqen gjithnjë e më shumë të ngjallin traditat e së shkuarës. Jana Kukaj në zonën e Zadrimës në Lezhë, me punimet e saj në qeramikë, po rikthen në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe artistike të krahinës. Në dy dekada ajo ka arritur të ndërtojë një shtrat të sigurt për vete dhe familjen, bazuar në më të mirën e të parëve të saj.

Të bësh art me baltën. Me mendjen zemrën dhe duart e saj Jana Kukaj, në fshatin Krajen të qytetit të Lezhës, ka ngritur atë që ajo e quan tempullin e saj të pasionit, një punishte qeramike.

E rritur në zemër të zonës së Zadrimës, ajo përcjell gjithë pasurinë e çmuar që i ka ofruar tradita familjare, përmes gjyshes dhe nënës. Në dy dekada Jana ka përshkuar një rrugë emocionesh dhe ndjesish, tejet të veçantë. Boshti i funksionimit të saj është dëshira për atë që bën.

“Mjafton të kesh pasionin dhe rritesh vetë gradualisht. Unë jam rritur më veshjen e gjyshes të vjehrrës. Jam e rrethuar me traditën e tezgjahut. Është shumë e thjeshtë të marrësh vizatimet e punimeve dhe t’i vendosësh në qeramikë”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Dikur një vajzë e re në krah të bashkëshortit të saj ajo i nisi punimet në qeramikë si lojë. “Balta ta jep mundësinë ta shkatërrosh atë që je duke ndërtuar, dhe ta nisësh sërish nga fillimi”- thotë Jana. Dhe fillimet e saj kanë mjaft momente të tilla.

“ Një ditë që isha duke krijuar disa zbukurime mbi një vazo bashkëshorti im nuk ishte në shtëpi dhe po e prisja me shumë ankth. Pa ia ditur rëndësinë mundit që ai kishte bërë për ta realizuar atë vazo, unë duke bërë dizenjime me prerje, pa dashur e pres më shumë së ç’duhet dhe ajo u shemb komplet dhe ra. Kur vjen ai në shtëpi isha me ankth dhe i them që është prishur. S’ka problem se është prishur – më thotë ai. Sepse balta këtë ka. Po nuk u prish nuk krijon”, vijon Jana Kukaj, artizane.

A ka Jana një plan se çfarë do të realizojë, kur ndodhet përballë një topi balte pa formë. Arti i saj nuk pranon asnjë të tillë.

“Thjesht e nis. Ka patur shumë raste që e kam nisur me idenë për të bërë diçka dhe ka dalë një gjë krejt ndryshe. E zëmë së dua të bëj një vazo. Aksidentalisht me del një gotë. Kur futesh në ambjentin e qeramikës nuk ka më vend për studime, për plane, për ide. Marrëdhënia e dorës me baltën është e papërshkrueshme, është shumë kuruese si për trurin ashtu dhe për shpirtin”, thotë Jana Kukaj, artizane.

Jana sillet me veprat e saj si me disa krijesa që marrin frymë. I trajton ashtu që në momentin që po i krijon, dhe shpeshherë e ka shumë të vështirë kur në fund duhet të ndahet me to, kur dikush kërkon t’i blejë.

“Nuk di a i ndodh gjithkujt kjo ndjesi kur e ke me pasion diçka nuk ke dëshirë t’i shesësh fare. Do t’i kesh aty t’i shikosh sepse është diçka që është krijuar nga ty, jo vetëm nga koha dhe puna, por nga emocioni, nga ajo që ndjen”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Gjithkush hyn në punishten e Janës, provon magjinë e baltës. Ajo e bën të duket e lehtë, por nuk është ashtu.

“Të jesh në ambientin e qeramikës, ta siguroj se nuk shkëputesh dot. Është një zanat që të bën për vete. Nuk ngopesh duke mësuar. Është një zanat si një botë pa fund”, vijon Jana Kukaj, artizane.

Një prej figurave më frymëzuese për Janën, është misionari Italian Dom Antiono Sciarra, i ndarë nga jeta 10 vite më parë. Ai ka shërbyer në dioqezën e Sapës dhe ishte një mbështetës i fortë për gratë dhe vajzat në zonë, si dhe një nga njerëzit më me ndikim pas viteve 1990. Dhe kishte gjetur mënyra shumë efikase për këtë.

“Të gjithë prisnin ndihma, për t’i marrë gjërat gati. Në vend që të sillte qese me ushqime apo veshje ai hapi bagazhin dhe nxori kazma dhe lopata, për t’ju dhënë një ide njerëzve që punoni se po nuk punove nuk bëhesh dikushi. Kjo ishte ideja me hap punishte nga më të ndryshmet, në tezgjah, qeramikë, për prodhime sapuni dhe për t’i aktivizuar njerëzit”- shprehet Jana Kukaj, artizane.

Në punishten ku qëndrojnë njëra pas tjetrës veprat e Janës, ka një frymë nëne që përcillet edhe tek djali i saj Alban. Ai studion në Universitetin e Arteve në Tiranë për skulpturë dhe në fundjavë kthehet në folenë ku është ngjizur arti i tij.

“Gjyshja për mua është personi që diskutoj shumë. Dhe përmes një skulpture, unë nuk kam bërë vetëm diçka që i përngjason, por kam dashur të paraqes dhe ato ndjenja dhe emocione që kam kur flas me të”- shprehet Alban Kukaj, student, duke komentuar një skulpturë.

Për të veshur baltën me ngjyra, Janës i dashur të ndjekë edhe kurse pikture. Motivet bazohen në veshjet e zonës së Zadrimës. Por së fundi ajo po i jep profesionit të saj një dimension të ri, atë të restaurimit. Objekte të vjetra si sëndukët, të zbehura dhe të tjetërsuara nga koha në një copë druri pa jetë, rivishen me penelin e Janës.

“Kanë detajet e veta të veçanta. Në qendër të saj është një tempull që është shtylla e shtëpisë, burri. Brenda tij gruaja. Vazot anash janë djemtë dhe lulet simbolizojnë vajzat. Kjo është ajo e bukura dhe dashuria që më është shtuar për këtë punë se kanë shumë domethënie që të intrigojnë ta studiosh dhe ta punosh”, vijon Jana Kukaj, artizane duke komentuar motivet e një sënduku.

E rrethuar me këtë art Jana Kukaj çon para traditën me shumë përkushtim. Përsëriti pa pushim fjalën pasion dhe dëshirë dy kolonat e forta ku mbështetet për ta bërë rrugën e saj të sigurt.

“Nuk e kisha menduar se do arrij këtu. Por duhet të ecësh, të vazhdosh të ecësh para. Të nxjerr vetë rruga në krye”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Sot është duke ecur në këtë rrugë, e cila e çon në një frymëmarrje arti dhe paqeje të pashoqe.

You Might Also Like

Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë ATSH Korça çeli mbrëmë sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje nga momentet festive, teksa shkruan: “Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës”. Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme përcolli kjo festë në qytetin e Korçës, i cili ishte bërë mbrëmë destinacion i shumë vizitorëve. Trupa të shumta nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca fantastike dhe maska që e kthyen bulevardin në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë një vepër arti. Qindra qytetarë dhe turistë u bashkuan në këtë atmosferë unike, ku festa dhe kultura u ndërthurën në mënyrën më të bukur. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “Korça e nisi verën me energji dhe gjallëri, duke treguar edhe një herë se është një qytet me plot arsye për t’u vizituar”. “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës”, tha Filo.

Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin `Kanga jonë 2025`

Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë

Kosova Times March 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Buxheti për sektorin e arsimit është rritur 26 %

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
LVV: Opozita pa alternativë, po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetues
Në Prishtinë po mbahet Festivali i katërt ndërkombëtar i posterit
Maqedonci flet për sigurinë dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
Horoskopi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?