By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKB-ja shënon 20-vjetorin e themelimit, Shahini: Të krijohen kushte për zhvillim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > AKB-ja shënon 20-vjetorin e themelimit, Shahini: Të krijohen kushte për zhvillim
Lajme

AKB-ja shënon 20-vjetorin e themelimit, Shahini: Të krijohen kushte për zhvillim

Kosova Times
Last updated: 2022/10/30 at 8:59 AM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë. Me këtë rast kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se ky institucion është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë, duke shtuar se objektivat e tyre mbesin fuqizimi i sektorit privat e reformat ekonomike.

Ai ka thënë se duhet të krijohen kushte për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja.

“Po nderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, pra breza të tërë. Ne të gjithë jemi familje e madhe dhe atmosfera festive do të na bashkojë më shumë në kauzën tonë të përbashkët për zhvillimin ekonomik. Dua të falënderojë secilin biznes. AKB-ja është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë. Të gjithë kontribuuam me diçka. Veçoritë e ekipit tonë janë mobilizimi në kërkim të zgjidhjes efektive. Objektivat tona mbesin fuqizimi i sektorit privat dhe reformat ekonomike”, ka thënë Shahini.

Në shënimin e 20-vjetorit të AKB-së kanë marrë pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ish-presidenti Sejdiu ka thënë se pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë demokraci. “Dy nga sfidat që kanë qenë për qytetarët e Kosovës ka qenë dëshmimi për aftësinë politike dhe ekonomike. Ajo çka e shoh të veçantë është ecja e ndershme në këtë proces të konkurrencës. Pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë demokraci. Përmbi 40 për qind të tokave të Kosovës nuk punohen. Nuk mund të lejohet prishja e akseve rrugore dhe shkuarja dëm e prodhimeve sepse mbyllen tregjet”, ka thënë Sejdiu.

Ish-zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se ndihet krenarë për punën 20-vjeçare që është bërë në Kosovë, duke përmendur investimet e bëra.“14 vjet shtet çfarë mrekulli kanë ndodhur, e kemi një Kosovë të nxjerrë nga hiri. Kemi dy autostrada më të mirë anë rajon. Një infrastrukturë më moderne në rajon. Unë ndihem krenar që këta 20 vjet lirisë së Kosovës kemi çka i ofrojmë sot atdheut. Vetëm përmes klimës pozitive duke dashur punëtorin mund të arrijmë përpara”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për bashkëpunimin me AKB-në, duke shtuar se po punojnë që të rritet prezenca e grave në vendimmarrje. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Funksionimi i RTK-së rrezikohet për shkak të bllokadës institucionale

Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë

Dogana tejkalon 1 miliard euro të hyra, rritje prej 9.7%

Rritet numri i fluturimeve për 18 %, i udhëtarëve 16 % krahasuar me 2024

Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Edhe ata u kyçën në luftë! Shkaktoi kolapsin e rrjetit izraelit

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Turqia i arreston 48 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
Koreja e Veriut paralajmëron për pasoja Uashingtonin dhe Seulin
Bjellorusia proteston ndaj Ukrainës pasi një raketë ra në territorin e saj
Tomislav Pucar befason me fitore ndaj Anders Lind në “WTT Feeder Prishtina 2024”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?