By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hyseni nderon Fatmir Mehmetin me titullin “Nderi i Qytetit”
August 22, 2025
Festivali i Këngës në RTK, konkurs publik për Orkestrën e edicionit të 3-të
August 22, 2025
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi
August 22, 2025
Shiu krijon probleme në rrugën “Hilmi Rakovica” në Breg të Diellit
August 22, 2025
Saathoff për Kuvendin:Duam partnerë për t’i shoqëruar në rrugën drejt BE-së
August 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut e teston një raketë balistike me rreze të mesme veprimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut e teston një raketë balistike me rreze të mesme veprimi
Rajon / Botë

Koreja e Veriut e teston një raketë balistike me rreze të mesme veprimi

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 1:43 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut e ka shkrepur dhe testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi në ujërat e bregdetit të vet lindor të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke bërë përpjekje ta avancojë armatimin që ka për qëllim arritjen e caqeve të largëta amerikane në Paqësor.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa u lëshua nga një zonë afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Penian, dhe fluturoi rreth 600 kilometra para së të binte në det mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Lee Sung Joon, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm, tha se shkrepja e raketës me gjasë e pason testimin që Koreja e Veriut ia bëri një motori me lëndë djegëse të ngurtë, i ndërtuar për një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi.

Nëse përsoset, një raketë e tillë mund ta arrijë bazën ushtarake amerikane në Paqësor, Guam, por edhe më larg, thonë ekspertët.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë dha më shumë hollësi në vlerësimin e saj, duke thënë se raketa fluturoi rreth 650 kilometra dhe e arriti lartësinë maksimale prej 100 kilometrave, para se të binte në ujërat jashtë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.

Disa orë pas lëshimit të raketës, Ministria e Mbrojtjes jugkoreane tha se Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kryen stërvitje të kombinuara ajrore mbi ujërat afër ishujve Jeju, në të cilat u përfshi së paku një bombardues bërthamor amerikan, B-52.

Muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur zhvendosjen e mjeteve strategjike në rajon, përfshirë aeroplanmbajtës dhe nëndetëse raketore, duke treguar forcën kundër Koresë së Veriut.

Ministria e Koresë së Jugut tha se stërvitja e së martës kishte për qëllim përforcimin e përgjigjes së tyre ushtarake kundër kërcënimeve raketore dhe bërthamore nga Veriu.

Kjo ishte shkrepja e parë e një rakete nga Veriu për të cilën dihet prej 18 marsit, kur lideri verikorean, Kim Jong Un, e udhëhoqi një stërvitje të sistemeve të artilerisë së dizajnuar për ta goditur kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e ka shtuar testimin e armëve prej fillimit të vitit 2022, në përpjekje për ta modernizuar dhe rritur arsenalin e vet bërthamor dhe raketor.

Si përgjigje ndaj saj, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut i kanë zgjeruar stërvitjet dhe ushtrimet trepalëshe, duke e përfshirë edhe Japoninë në to.

Ekspertët thonë se me gjasë Kimi dëshiron ta përdorë arsenalin e vet të rritur bërthamor për të siguruar koncensione nga ShBA-ja, si për shembull, lehtësira të mëdha nga sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut.

Ata thonë se Koreja e Veriut pritet ta zgjerojë veprimtarinë e testimeve dhe ta shpeshtojë retorikën luftëdashëse këtë vit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut mbajnë zgjedhje të rëndësishme.

You Might Also Like

FBI-ja bastisi shtëpinë e një ish-këshilltari të Trump, i cili e ka kritikuar ashpër atë për një kohë të gjatë.

Gjykatësi amerikan urdhëron mbylljen e burgut me aligatorë Alcatraz

SHBA-të thuhet se kanë ndërprerë pesë kontakte per bisedimet për Ukrainën

Kim Jong-un nderoi ushtarët e Koresë së Veriut që morën pjesë në betejat në rajonin Kursk

The Economist: Shefi i inteligjencës amerikane i heq autorizimin e sigurisë analistit të lartë të CIA-s për Rusinë

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

E kujt është më e mira gjella me fasule? 7 receta botërore që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetë

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Lajçak: Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka të ardhme evropiane
Prokuroria thotë se synon t’i thërrasë tre dëshmitarë në rastin e dytë ndaj Thaçit
Krasniqi e ambasadori francez bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Pse zyrtari që supozohej të mbikëqyrte fushatën presidenciale të vitit 2024 po largohet nga Kremlini
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?