By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda nderkombetare
October 12, 2025
Ne Shqiperi temperatura deri në 26°C
October 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 tetor 2025
October 12, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
October 12, 2025
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Përurohet Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës
Shëndetësi

Përurohet Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 2:59 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku edhe me Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Elvir Azizin, bëri përurimin e Repartit të Pediatrisë.

Aty  u mirëprit nga Ushtruesja e Detyrës së Drejtores së Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Laura Nushi, së bashku me Drejtorin e Repartit të Pediatrisë, Qenan Çabra dhe stafi shëndetësor. Së bashku vizituan ambientet e reja të repartit.

Për funksionalizimin e tij janë shpenzuar rreth 1 milion euro, prej të cilave rreth gjysma e shumës është donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashi dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqësin Halil Kastrati.

Nga investimi i përgjithshëm diku rreth gjysma e investimit është për infrastrukturë dhe inventar, ndërkaq gjysma tjetër përafërsisht është për pajisjet moderne mjekësore.

Reparti ka 11 dhoma, dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim. Reparti i vjetër kishte vetëm një dhomë me shtatë shtretër.

“Është kënaqësi dhe nder për mua si Kryeministër i Republikës së Kosovës, bashkë me ministrin tim të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin, që te jemi sot këtu në Mitrovicë, me rastin e inaugurimit të Repartit të Pediatrisë i cili ka qenë i bllokuar që prej 8 vitesh me një projekt përkatës që më në fund u realizua siç është më së miri e më së mbari” tha kryeministri Kurti pas ceremonisë.

Ai tha shtoi se reparti do të ketë pajisje moderne mjekësore, të teknologjisë së fundit të cilat garantojnë kujdesin maksimal dhe mundësitë më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë pacientëve.

Objekti i ri, krahas infrastrukturës së re, do të ofrojë edhe shërbime të reja që përfshijnë shërbimin radiologjik dhe atë të spirometrisë, si dhe me aparaturën moderne do të mund të realizojë të gjitha analizat e nevojshme laboratorike për pacientët e këtij reparti.

Ushtruesja e Detyrës së Drejtores së Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi duke falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia, u zotua që më funksionalizimin e pediatrisë si një zgjidhje e një nyje 8 vjeçare, fëmijët e Mitrovicës do të marrin shërbime shumë më cilësore me angazhim dhe përkushtim maksimal të personelit shëndetësor.

Kryeministri Kurti shoqërohej nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Armend Muja dhe Arjeta Fejza. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ky ushqim shkatërron veshkat

Kinezët kanë përmbysur plakjen te majmunët. Tani është radha e njerëzve

Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji

Zvogëlon oreksin, shkrin depozitat e yndyrës dhe përshpejton metabolizmin: Dieta me polentë jep rezultate vetëm në 4 ditë

Kirurgu Baton Kelmendi pranohet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ja sa do të vriste qytetarët e Moskës një F-35 me bombë atomike

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Arrestohen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë
Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë
Nga Forumi ne Cetinje: “Interesi i Rusisë për Ballkanin Perëndimor është i qartë dhe është gjithashtu i qartë…”
Kisha Katolike në Romë fshehu mbi 3.000 hebrenj nga nazistët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?