By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punëtorët e Telekomit protestojnë pasi bllokimi i llogarisë së kompanisë i la pa paga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Punëtorët e Telekomit protestojnë pasi bllokimi i llogarisë së kompanisë i la pa paga
Financa

Punëtorët e Telekomit protestojnë pasi bllokimi i llogarisë së kompanisë i la pa paga

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 3:23 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Pjesëtarët e Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës kanë protestuar të martën, më 2 prill, para objektit kryesor që shfrytëzohet prej Telekomit në Prishtinë, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagës së muajit shkurt.

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar në fund të muajit shkurt, si pasojë e një borxhi në vlerë të disa miliona eurove ndaj kompanisë tjetër telefonike Z-Mobile.

Menaxhmeti i Telekomit pati deklaruar se më 29 shkurt 2024, Telekomi kishte marrë njoftim për bllokim të llogarive.

Në protestën e së martës, Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës, përveç kërkesës për zhbllokim të llogarive, ka kërkuar që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të bëjnë presion publik për hetim ligjor për dëmet që, sipas sindikalistëve, po i shkaktohen Telekomit.

“Kërkoj nga Kolegji i shkallës së dytë i Gjykatës Komerciale – sepse i ka mundësitë ligjore – sa më shpejt të marrë një vendim, sepse ne besojmë fuqishëm në vendimin e shkallës së dytë, sepse dy herë e kanë sjellë vendimin pozitiv, të mos na lënë pa paga, pasi pagat janë obligim ligjor me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit, Lamih Balaj gjatë protestës.

Gjykata Komerciale, në vendimin e shkallës së parë, e pati lënë në fuqi urdhrin përmbarimor, që detyronte Telekomin të paguante borxhin ndaj kompanisë Z-Mobile.

Më vonë, shkalla e dytë e kësaj Gjykate, e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Palët janë ende nëpër procese gjyqësore.

Gjatë protestës së 2 prillit, sindikalistët nuk e kanë përjashtuar organizmin e protestave edhe para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, e as grevat e përgjithshme të punëtorëve të Telekomit, nëse nuk zhbllokohen llogaritë.

“Të gjithë ne kemi familje, 90 për qind nga ne jemi në kredi, dhe unë për vete kam marrë mesazh nga banka për mospagesën e kredisë”, ka thënë Balaj.

Mes tjerash, ai ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit që të hetojë ato që i ka konsideruar “kontrata të dëmshme që janë nënshkruar në Telekomin e Kosovës”.

Rasti gjyqësor me Z-Mobile

Telekomi i Kosovës besohet se ka nisur të ketë probleme financiare pas nënshkrimit të një kontrate më 2009 me “Dardafon.net LLC” apo si njihet me emrin tregtar Z- Mobile.

Kontrata ia pati mundësuar kompanisë Z-Mobile që të funksiononte si operator virtual i telefonisë mobile të operatorit mobil Vala, që funksionon në kuadër të Telekomit të Kosovës.

Kjo kontratë, që ishte konsideruar e dëmshme, është shkëputur më 2019 nga ana e Telekomit.

Kompania Z-Mobile, më pas, pati pretenduar që Telekomi i Kosovës nuk e ka përmbushur kontratën në tërësi, e ka paditur Telekomin dhe e ka fituar rastin.

Borxhi i Telekomit ndaj kompanisë Z-Mobile ka qenë fillimisht mbi 25 milionë euro. Me kalimin e kohës është paguar një pjesë e tij.

Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala.

Qeveria e Kosovës është pronare e të gjitha aksioneve të kompanisë.

Deri në vitin 2015, ajo ka qenë kompania më fitimprurëse në vend.

Sipas ekspertëve të telekomunikacionit, përkeqësimi i situatës financiare ka ndodhur si pasojë e kontratave të dëmshme, vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, ndërhyrjes së politikës në vendimmarrje strategjike të kompanisë dhe nepotizmit.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haziri merr pjesë në “Takimin e Madh të Anamoravës”: thirrje për bashkim dhe integrim në BE e NATO

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme për FSK-në
Trump uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: Lidhjet tona janë të forta
Ish-mjeku në Ruandë dënohet me 24 vjet për pjesëmarrje në gjenocid kundër Tutsi
Mediaite: Kennedy Jr. mund të nominojë veten për President të SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?