By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja thellësisht e shqetësuar për zgjatjen e masës së paraburgimit për gazetaren e REL-it në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja thellësisht e shqetësuar për zgjatjen e masës së paraburgimit për gazetaren e REL-it në Rusi
Rajon / Botë

ShBA-ja thellësisht e shqetësuar për zgjatjen e masës së paraburgimit për gazetaren e REL-it në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 5:35 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë e ka kritikuar vendimin e një gjykate në Rusi për të zgjatur masën e paraburgimit për gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva deri më 5 qershor.

Sipas Ambasadës, shtypja që po u bën shteti mediave të pavarura është “e papranueshme”,

Kurmasheva, gazetare në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, është në paraburgim në Rusi prej 18 tetorit të vitit të kaluar nën akuzat për shkelje të të ashtuquajturit ligjit për “agjentët e huaj”.

Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane besojnë se akuza është hakmarrje për punën e saj si gazetare për Radion Evropa e Lirë.

Ajo ka udhëtuar në Rusi për të vizituar nënën e saj të sëmurë dhe fillimisht është ndaluar sa ka qenë duke pritur për fluturimin e kthimit, më 2 qershor, në një aeroport në Kazan të Rusisë, ku i janë konfiskuar pasaportat.

Një gjykatë në Kazan ia ka vazhduar asaj më 1 prill masën e paraburgimit edhe për dy muaj, dhe e ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Kurmashevas për shndërrim të masës në arrest shtëpiak.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ndalimin e Alsu Kurmashevas në Federatën Ruse, masë që e ka vazhduar gjykata”, ka thënë ambasadorja amerikane Lynne Tracy përmes një postimi në X, të njohur më parë si Twitter.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë qasje konsulore. Shkelja që po u bën Kremlini lirisë së mediave në Rusi është e papranueshme”.

Para vendimit të gjykatës, Kurmasheva u ka thënë gazetarëve se nuk ndihet “shumë mirë fizikisht” dhe se kushtet e jetesës janë “shumë të këqija”.

Ajo ka thënë se po i ofrohet kujdes “minimal” shëndetësor dhe se kushtet në qelinë e saj janë primitive.

Kurmasheva, 47-vjeçare, është arrestuar në Kazan të Rusisë, në tetor të vitit të kaluar, dhe është akuzuar kinse për dështim që të regjistrohet si agjente e huaj, sipas ligjit rus që shënjestron gazetarët, aktivistë të shoqërisë civile, dhe pjesëtarë tjerë të shoqërisë ruse.

Ajo është akuzuar edhe për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe nëse dënohet për këtë pikë, ajo përballet me mbi 10 vjet burgim.

Shumë kritikë dhe grupe për të drejta të njeriut e konsiderojnë ligjin për agjentë të huaj, si tentim të Kremlinit për t’i shtypur disidentët.

Moska është akuzuar edhe për ndalim të amerikanëve për t’i përdorur për këmbim të rusëve të burgosur në Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq për shkarkimin e inspektorëve që zbuluan “Jovanjicën”: Milenkoviç nuk ka çfarë të thotë për përfshirjen tonë, nuk kam marrë asnjë dinar nga droga

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Duma e Shtetit njoftoi vendime emergjente pas mesazhit të Putinit
Horoskopi ditor për 17 korrik
Autoritetet e Jersey-t dyshojnë Roman Abramovich për korrupsion dhe pastrim parash
Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?