By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkupi dhe Tetova, pritet të jenë epiqendra të garës zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkupi dhe Tetova, pritet të jenë epiqendra të garës zgjedhore
Rajon / Botë

Shkupi dhe Tetova, pritet të jenë epiqendra të garës zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 5:45 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Beteja kryesore në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen më 8 maj, do të zhvillohet mes katër koalicioneve të partive politike maqedonase dhe shqiptare.

Gara në njërin bllok do të zhvillohet mes Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-së opozitare dhe në bllokun tjetër, mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet që udhëheq Frontin Evropian dhe koalicionit VLEN, që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.

Afati për dorëzimin e listave për deputetë mbyllet në mesnatën e 2 prillit. Pas dorëzimit, listat duhet të verifikohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kovaçevski dhe Mickovski përballen në njësinë e parë zgjedhore

Në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet zhvillohen me lista të mbyllura në gjashtë njësi zgjedhore dhe çdonjëra prej tyre nxjerr nga 20 deputetë, apo gjithsej 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Njësia e parë zgjedhore që përfshin pjesën më të madhe të Shkupit dhe njësia e gjashtë zgjedhore që përfshinë zonat e banuara me shqiptarë, si Tetovën, Gostivarin dhe Kërçovën, do të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi në këto zona gara do të zhvillohet mes drejtuesve të koalicioneve politike.

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetar i LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore, do të përballet me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, dhe kryetarin e partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Ndërkohë, te partitë shqiptare në këtë njësi zgjedhore gara do të zhvillohet mes Izet Mexhitit, nga koalicioni opozitar shqiptar, i cili për një kohë të gjatë ishte me BDI-në, dhe Blerim Bexhetit, kryetar i Komunës së Sarajit dhe ish-ministër i Drejtësisë.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore përballen Ahmeti dhe Kasami

Gara kryesore ndërmjet partive shqiptare do të zhvillohet në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku nga BDI-ja listës zgjedhore do t’i prijë, kryetari i saj, Ali Ahmeti ndërsa listës së koalicionit opozitar VLEN, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

“Sikur në të kaluarën, edhe në këto zgjedhje, këto dy njësi zgjedhore do të jenë në qendër të vëmendjes, pra do të ketë përballje mes liderëve të partive, andaj edhe gjithë fushata do të përqendrohet në këto zona, pa anashkaluar edhe njësitë tjera, pasi çdonjëra prej tyre nxjerr nga 20 deputetë. Këto zgjedhje mund të përcaktojnë edhe fatin e tyre, pasi në rast të disfatës ato duhet të marrin përgjegjësinë edhe pse kjo te ne nuk ka ndodhur deri më tani, me përjashtim të ndonjë rasti”, thotë Bllagoja Atanasovski, njohës i çështjeve politike.

“Rikthimi i figurave të vjetra politike nuk i motivon votuesit”

Bartës të listave zgjedhore, si të partive në pushtet, ashtu edhe të partive opozitare, janë kryesisht drejtuesit e partive politike, të cilët gjatë veprimit politik kanë ndërruar partitë politike, që në fakt nënkupton se do të garojnë me dikur bashkëpartiakët e tyre.

Këtu në veçanti dallohet Bashkimi Demokratik për Integrim, që në dy njësi zgjedhore merr pjesë me dy kandidatë që ishin deputetë apo ministra në mandatin e parë në vitin 2002.

Por, edhe VMRO DPMNE-ja në listat zgjedhore ka kandidatë, të cilët ishin në funksione të larta në periudhën e qeverisjes së vendit nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Bazuar në këtë, partitë politike në listat zgjedhore kanë shumë pak emra të rinj dhe gara me emrat që për shumë vite janë në skenën politike, sipas njohësve të çështjeve politike, nuk do t’i joshë votuesit për të dalë në votime.

“Kjo mendoj se do të jetë një faktor, në konotacionin negativ për vetë partitë politike, të cilat do të marrin pjesë me kandidatë që ta tashmë janë parë në politikë. Pra, partitë ofrojnë programe të reja me fytyra të vjetra politike. Kjo nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë motiv për votuesit që të dalin në zgjedhje”.

“Mendoj se me një përzgjedhje të këtillë, kësaj radhe në votime nuk do të dalin as 50 për qind e zgjedhësve. Kjo është një pasqyrë apo reflektim i kulturës jodemokratike, mbylljes së partive pasi lideri i partisë së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij të afërt vendos për gjithçka – si për listat zgjedhore ashtu edhe për hartimin e programit”, vlerëson Atanasovski.

Thellohen përplasjet politike para nisjes së fushatës

Ndërkohë, publikimi i emrave të kandidatëve për deputetë ka rritur edhe përplasjet politike që po përcillen me akuza dhe etiketimin e kundërshtarëve politikë.

Një raport i Institutit për Studime të Komunikimeve thekson se aktorët politikë janë burimi kryesor i “fushatës së zezë”, ndërsa vëren rritjen e populizmit dhe të dukurive tjera të pranishme edhe në ciklet e kaluara zgjedhore.

“Te VMRO DPMNE-ja narrativët e dëmshëm më së shumti i drejtohen LSDM-së dhe BDI-së, të cilat partia opozitare i paraqet si ‘struktura kriminale, të papërgjegjshme dhe që nuk marrin parasysh interesat kombëtare’. LSDM-ja, nga ana tjetër, shpeshherë e cilëson VMRO DPMNE-në si ‘frenuese të integrimit evropian’ dhe e akuzon për qeverisje të korruptuar në institucionet lokale në mbarë vendin”, thuhet në raport.

Në raport përmenden edhe përplasjet mes partive shqiptare opozitare që akuzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim për “përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar” dhe BDI-ja, e cila e akuzon opozitën për bashkëpunim me VMRO-në, të cilën ndërkohë e fajëson për frenimin e procesit euro-integrues.

Maqedonia e Veriut këtë vit zhvillon zgjedhje të dyfishta, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, që mbahen më 24 prill dhe 8 maj.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

HRW dënon luftimet në zonat e banuara në Sudan

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
City në sulm, kërkon katër lojtarë të Girona-s
Partia Guxo kërkon që organet e drejtësisë të merren me deklaratat e dëmshme të Muhaxherit
LDK kundërshton uljen e pagave për prokurorë e gjyqtarë
Nëntë raste të fruthit,IKSHPK: Më të rrezikuarit fëmijët e pavaksinuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?