By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
June 13, 2025
Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votim elektronik për mërgimtarët!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Votim elektronik për mërgimtarët!
Opinion

Votim elektronik për mërgimtarët!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/04 at 12:55 PM
Kosova Times Published April 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Politikanët në pushtet dhe opozitarët po mendojnë që e kanë bërë namin me mundësimin e votimit nëpër ambasada dhe konsullata për mërgimtarët, duke e harruar qëllimshëm faktin se për shumicën e mërgimtarëve në shtetet ero-perëndimor kjo nuk është mundësi, por sfidë e papërballueshme!

Politikanët pasiv, presin masovizim të mërgatës në zgjedhjet e ardhshme

Nuk e kam idenë, se nga ju vjen gjithë ky inspirim politikanëve pasiv, të cilët nga xhepi i tyre nuk e shpenzojnë asnjë cent gjatë fushatave zgjedhore, e në ndërkohë presin masovizim të mërgimtarëve, me kosto të lartë financiare duke i bërë me qindra dhe mijëra kilometra vajtje-ardhje në ambasada dhe konsullata për të votuar për ta!

Në shtetet me shtrirje të gjerë dhe të gjatë gjeografike, siç janë Italia dhe Gjermania, etj., për shumicën e mërgimtarëve janë të paarritshme qendrat e votimit në ambasada dhe konsullata!

Andaj, vetëm mundësimi i votimit elektronik do të kryente punë dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e votuesve në zgjedhje.

Në të kundërtën, nëse nuk miratohet projektligji për votimin elektronik të mërgatës, atëherë do të ndodhë ajo që më së paku i duhet vendit, blerja me çmim të lartë e votuesve të mërgatës në zgjedhje.

Kush do të përfitojë nga kjo situatë!?

Në vend të përgjigjes

Kush janë ato subjekte që nuk e duan votimin elektronik të mërgatës. Janë ato që i frikësohen votimit masiv, të lirë dhe demokratik të mërgimtarëve, të cilët nuk mund t’i mbajë nën kontroll asnjë subjekt politik.

Për këtë arsye nuk janë të interesuar të votojnë ligjin për votim elektronik!

Prandaj, duan të përfitojnë partitë e ashtuquajtura të mëdha, apo ato subjekte që i kanë burimet e pashtershme financiare, ndërsa subjektet apo kandidatët e pavarur politik me mundësi të kufizuara financiare do të mbeten të margjinalizuara në votë.

Sikurse në zgjedhjet e fundit, edhe në ato të ardhshmet, të rregullta apo të jashtëzakonshme, përcaktuese do të jetë vota e elektoratit në mërgatë e jo pakica elektorale në Kosovë.

Për këtë arsye të gjitha partitë politike më shumë janë përqendruar në mërgatë sesa tek elektorati i mbetur në Kosovë.

Votimi elektronik i shpejt, i sigurt 100 % dhe pa kosto financiare

Votimi elektronik përveçse i sigurt 100 %, merr shumë pak kohë (më pak se gjysmë ore) në numërimin e votave pas mbylljes së qendrave të votimit. Ata që votojnë në mënyrë elektronike do të mësojnë të parët rezultatin e votës së tyre.

Procesi i votimit elektronik të mërgimtarëve është i lehtë, i shpejt dhe pa kosto financiare. Mërgimtarët mund të votojnë nga vendbanimet e tyre me letërnjoftim ose pasaportë të Republikës së Kosovës.

Përparësia e votimit elektronik është se Sistemi e pamundëson votimin më shumë se një herë të një personi siç ndodhë shpesh në proceset manuale të votimit.

Përparësia tjetër e votimit elektronik është edhe kjo, që në momentin që votuesi e zgjedh subjektin politik, me automatizëm i del lista e kandidatëve të subjektit të dëshiruar nga i cili i voton kandidatët e preferuar, pra e ka të pamundur që të ngatërrojë partinë me listën e kandidatëve.

You Might Also Like

Sikur nesër të ishin votimet – për kënd do të votojë qytetari?

DIOGUARDËT ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE ZBARKOJNË NË MAQEDONINË ILIRIANE

RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË

Edhe liria e fituar më gjak po nëpërkëmbet nga sjellja e papërgjegjshme e të zgjrdhurve në parlament

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike

Kosova Times April 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Neokirurgu shokon serish: Dikur shpalli transplantin e kokës dhe tani synon të transplantojë trurin

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Sot dorëzohet Raporti i Progresit, ja çka i kërkohet Kosovës
Beka: Ka mungesë të zjarrfikësve, mosha mestarë është 50 vjeç
Gërvalla: Nga 22 shkurti pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe
Vritet polici në Fier! Viktima e shtrirë në tokë, pamje të rënda nga vendngjarja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?