By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli i shkarkon dy oficerë, pas vrasjes së punëtorëve të bamirësisë në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli i shkarkon dy oficerë, pas vrasjes së punëtorëve të bamirësisë në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli i shkarkon dy oficerë, pas vrasjes së punëtorëve të bamirësisë në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 1:39 PM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se i ka shkarkuar dy oficerë të lartë dhe i ka qortuar tre të tjerë për rolin e tyre në sulmet me dronë në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilave u vranë shtatë punëtorë gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore.

Hetimi izraelit gjeti se forcat izraelite besuan gabimisht se po i sulmonin pjesëtarët e armatosur të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kur i sulmuan me dronë tre vetura të grupit bamirës, Kuzhina Qendrore Botërore.

Sipas hetimit, ata i shkelën procedurat standarde të ushtrisë.

Vrasja e punëtorëve të bamirësisë të hënën, gjë të cilën Izraeli e pranoi, vjen pas akuzave të vazhdueshme nga aleatët kryesorë, përfshirë ShBA-në, se Izraeli nuk po bën sa duhet për t’i mbrojtur civilët e Gazës gjatë luftimit të Hamasit.

Gjetjet e hetimit pritet t’i rrisin dyshimet ndaj aftësive të ushtrisë izraelite për vendimmarrje.

Palestinezët, grupet e bamirësisë dhe organizatat për të drejtat e njeriut, i kanë akuzuar forcat izraelite vazhdimisht se shtinë me armë në mënyrë të pakujdesshme ndaj civilëve gjatë konfliktit. Izraeli i mohon këto akuza.

“Është tragjedi”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

“Është një ngjarje serioze për të cilën jemi përgjegjës. Kjo nuk është dashur të ndodhte, dhe do të sigurohemi se nuk do të ndodhë më”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse këto ndëshkime dhe kërkim falja do ta zbusin zemërimin ndërkombëtar për vrasjen e punëtorëve të Kuzhinës Qendrore Botërore, apo nëse do t’i bindin grupet ndërkombëtare të bamirësisë se ka siguri për rifillimin e punës së tyre në Gazë, ku një e treta e popullsisë është buzë urisë absolute.

Shtatë punëtorët e vrarë vinin nga vende si, Australia, Polonia, Britania e Madhe, si dhe një me shtetësi amerikano-kanadeze.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi: Tri procese kanë filluar nga sot, të tjera i marrim përgjatë vitit

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
Liderët e G7-s dhe Zelensky takohen në përvjetorin e luftës
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Virginia Giuffre, e cila akuzoi Princin Andrew për abuzim, vdes
Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?