By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Izraeli po bën atë që kërkova për ndihmat në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Izraeli po bën atë që kërkova për ndihmat në Gazë
Rajon / Botë

Biden: Izraeli po bën atë që kërkova për ndihmat në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 10:05 PM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po respekton kërkesën e tij që të lejojë më shumë ndihma në Gazë, një ditë pasi paralajmëroi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për ndryshim të politikës amerikane.

Teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden u pyet nga gazetarët nëse gjatë bisedës telefonike me Netanyahun më 4 prill, udhëheqësi amerikan e kërcënoi kryeministrin izraelit me ndaljen e ndihmës ushtarake për Izraelin, presidenti amerikan u përgjigj:

“Iu kërkova të bëjnë atë që po bëjnë”.

Gjatë bisedës telefonike, Biden paralajmëroi Netanyahun se politika amerikane ndaj Izraelit varej nga mbrojtja e civilëve dhe punëtorëve të ndihmës në Gazë, pasi gjatë një sulmi ajror izraelit u vranë shtatë punëtorë humanitarë.

Disa orë pas kësaj bisede telefonike, Izraeli njoftoi se do të lejonte “përkohësisht” dërgesa të ndihmës në veri të Gazës, ku banorët po përballen me uri. Ndihma do të dërgohet nga porti izraelit Ashdod në pikëkalimin e Erezit.

Izraeli po ashtu tha se ka larguar nga puna dy oficerë pasi gjeti se ata kanë kryer “gabime të mëdha” gjatë sulmeve me dronë që vranë punëtorët e organizatës së Kuzhinës Qendrore Botërore.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli duhet të bëjë më shumë që të përmbushë premtimet që i ka dhënë Bidenit.

“Është e rëndësishme që këto zotime të realizohen krejtësisht dhe të zbatohen në mënyrë të shpejtë”, tha gjatë një bisede me gazetarë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Paralajmërimi i Bidenit për ndryshimin e politikës është treguesi më i qartë për kushtëzimin e mundshëm të mbështetjes ushtarake të Uashingtonit për Izraelin që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Lufta nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur me një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë, që ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar qindra mijëra të tjerë të zhvendosen, teksa organizatat e ndihmës po paralajmërojnë për nivele të larta të urisë në enklavën palestineze.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me Komandantin e ri të KFOR-it, fokus garantimi i lirisë së lëvizjes

Kosova Times Kosova Times October 20, 2022
Gjermani, prokurorët thonë se autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik
Gratë deputete dënojnë gjuhën e deputetit Abazi ndaj Mimoza Kusarit
Drishti mesjetar, i preferuari i turistëve
Finlanda dhe Polonia ftojnë në takime ambasadorët rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?