By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Filharmonia e Kosovës nesër me Gala Koncert për Vitin e Ri 2026
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet lokale në Poloni, provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjedhjet lokale në Poloni, provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk
Rajon / Botë

Zgjedhjet lokale në Poloni, provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 4:53 PM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Polakët po votojnë të dielën në zgjedhjet lokale për të zgjedhur këshilltarët dhe kryetarët e bashkive, të cilët luajnë kyç në mënyrën se si shpërndahen miliarda eurot nga fondet e Bashkimit Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve do të shërbejë gjithashtu si tregues i qëndrimit të tyre ndaj qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, zgjedhja e të cilit në dhjetor shënoi një pikë kthese për vendin më të madh të pjesës lindore të BE-së, duke e rikthyer atë në kursin pro-evropian.

Për tetë vjet, qeveria e mëparshme nacionaliste mbajti qëndrime që binin ndesh me aleatët perëndimorë.

Koalicioni i gjerë që kryeson zoti Tusk fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare të tetorit me premtimet për të hequr dorë nga reformat gjyqësore të qeverisë së mëparshme që kritikët kishin thënë se minonin pavarësinë e gjykatave.

“Të gjithë ata që nuk duan që fati i tyre të vendoset nga dikush tjetër, duhet të votojnë,” u tha zoti Tusk gazetarëve pasi hodhi votën e tij në qytetin e tij të lindjes, Sopot, në bregdetin Baltik.

Kryeministri Tusk e sheh fitoren e Koalicionin Civil (KO), grupimi më i madh në aleancën qeverisëse, si thelbësore për të shmangur kthesën drejt një regjimi nacionalist nën partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Tre partitë e koalicionit qeverisës kanë dalë me kandidatë të veçantë, prandaj votimi është gjithashtu një shans për zotin Tusk që të çimentojë mbizotërimin e partisë së tij në qeveri.

Në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rezultatet e së dielës do të ndiqen nga afër nga Brukseli.

Për kreun e PiS-së Jaroslaw Kaczynski, zgjedhjet lokale ofrojnë një shans për t’i dërguar një mesazh paralajmërimi qeverisë.

“Kemi një shans … t’u japim autoriteteve që janë në krye të Varshavës sot një karton të verdhë,” u tha ai përkrahësve të tij të premten

You Might Also Like

Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden refuzon të tërhiqet: Duhet ta mposhtim Trumpin

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Dardanet e reja bëjnë paraqitje të mirë, por munden nga Portugalia
Dy shpërthime të fuqishme në Sarandë, arrestohen dy të rinj
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e “Luftës së Ftohtë” mes Rusisë dhe Ukrainës
Atiq pret në takim ambasadorin austriak, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?