By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 30 vjet pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > 30 vjet pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim
Rajon / Botë

30 vjet pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 5:09 PM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, fajësoi mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar për gjenocidin e vitit 1994.

30 vjet pas vrasjes së rreth 800,000 personave nga ekstremistët e mbështetur nga qeveria, plagët nuk janë mbyllur ende dhe nuk është e qartë nëse është arritur një pajtim i vërtetë nën udhëheqjen e zotit Kagame, lëvizja rebele e të cilit ndali gjenocidin dhe mori pushtetin.

Ai është vlerësuar nga disa për vendosjen e një stabiliteti relativ, por është akuzuar nga të tjerë se ka shtypur kundërshtarët.

Në ceremonitë e mbajtura në kryeqytetin Kigali, morën pjesë mes të tjerëve zoti Bill Klinton, i cili ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë gjenocidit, si edhe presidenti izraelit Isaac Herzog.

Vrasjet masive filluan pasi një avion me të cilin udhëtonte presidenti i atëhershëm Juvénal Habyarimana, nga grupi etnik Hutu, u rrëzua në Kigali. Grupi Tutsi u konsiderua përgjegjës për rrëzimin e avionit dhe vrasjen e presidentit dhe u bë objekt i masakrave të udhëhequra nga ekstremistët Hutu që zgjatën mbi 100 ditë. Mes të vrarëve kishte edhe Hutu të moderuar që u përpoqën të mbronin anëtarët e pakicës Tutsi.

Autoritetet e Ruandës kanë fajësuar prej kohësh komunitetin ndërkombëtar për neglizhimin e paralajmërimeve për vrasjet dhe disa udhëheqës perëndimorë kanë shprehur pendesë.

Ish-Presidenti Klinton, pas largimit nga detyra, e ka cilësuar gjenocidin e Ruandës si një dështim të administratës së tij. Presidenti francez Emmanuel Macron, në një mesazh me video me rastin e përvjetorit, tha se Franca dhe aleatët e saj mund ta kishin ndaluar gjenocidin, por se i kishte munguar vullneti për një gjë të tillë.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret e atyre 100 ditëve, dhimbjen dhe humbjen e pësuar nga populli i Ruandës, apo humanizmin që na lidh të gjithëve, ndaj të cilit urrejtja nuk mund të fitojë kurrë”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë.

Aktivistët e të drejtave dhe të tjerë thonë se presidenti autoritar Kagame ka krijuar një klimë frike që shkurajon diskutimin e hapur dhe të lirë për çështjet kombëtare.

Kritikët e kanë akuzuar qeverinë se i detyron kundërshtarët të arratisen, i burgos ose i zhduk ata, ndërsa disa prej tyre vriten në rrethana misterioze.

Ruanda gjithashtu ka pasur marrëdhënie të trazuara me fqinjët e saj. Kohët e fundit, tensionet janë ndezur me Kongon. Udhëheqësit e dy vendeve akuzojnë njëri-tjetrin për mbështetje të grupeve të armatosura.

Marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara me Burundin që ka akuzuar Kigalin se po mbështet një grup rebel që e sulmon Burundin. Gjithashtu marrëdhëniet me Ugandën ende nuk janë normalizuar plotësisht pas një periudhe tensionesh që rrjedhin nga akuzat e Ruandës se Uganda po mbështeste rebelët kundër presidentit Kagame.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani pret kreun e Organizatës Botërore të Doganave: Kosova synon të bëhet kampion rajonal në sundim të ligjit

Kosova Times Kosova Times April 28, 2023
A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?
Vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar vë në provë unitetin transatlantik ndaj Rusisë
Gazeta gjermane “Zeit”: Scholz po bën të njëjtin gabim në Serbi si Merkel me Rusinë?
Sallatë me qiqra aromatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?