By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Evropianët zgjedhin vende të fshehura dhe udhëtojnë jashtë sezonit
July 31, 2025
Taktouka – sallatë e ngrohtë me domate, speca, hudhër dhe vaj ulliri
July 31, 2025
SPERTK shpreh shqetësimin për vonesën e pagave
July 31, 2025
Partitë edhe dy javë kohë për certifikim, listat do të verifikohen
July 31, 2025
Reagojnë sindikalistët: Brenda 7 muajve po e varrosim punëtorin e 21-të
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB paralajmëron kundër sulmeve në centralin bërthamor në Zaporizhja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB paralajmëron kundër sulmeve në centralin bërthamor në Zaporizhja
Rajon / Botë

OKB paralajmëron kundër sulmeve në centralin bërthamor në Zaporizhja

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 8:27 AM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Një sulm i ri me dronë në centralin e energjisë në Zaporizhja të Ukrainës, ka rritur rrezikun për “aksident të madh bërthamor”, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Rusia ka thënë se Ukraina qëndron pas sulmit, në të cilin janë plagosur tre persona.

Ukraina, në anën tjetër, e ka mohuar përfshirjen.

Ky central bërthamor, që kontrollohet prej Rusisë, dhe ka gjashtë reaktorë, është në vijën e frontit të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka paralajmëruar disa herë kundër sulmeve të tilla.

Shefi i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, ka thënë se sulmi i së shtunës me dronë ka qenë “ i pamatur” dhe “përshkallëzim masiv i sigurisë bërthamore”.

Centrali në Zaporizhja, në jug të Ukrainës, është më i madhi në Evropë.

Forcat ruse e kanë marrë kontrollin e tij pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, e cila e ka një ekip ekspertësh në Zaporizhja, e ka konfirmuar “ndikimin fizik të sulmeve me dronë” në central, përfshirë në njërin prej reaktorëve.

Administrata e instaluar prej Rusisë brenda centralit ka thënë se nivelet e rrezatimit janë normale dhe se nuk është shkaktuar dëm serioz.

Mirëpo Grossi e ka përmendur që janë regjistruar të paktën “tri sulme direkte” në reaktorin kryesor.

“Kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë ai.

“Askush nuk mund të përfitojë diçka prej sulmeve në objekte bërthamore. Është një jo e madhe”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë në vitin 2026

Moska harton një listë të “rusofobëve”, përfshirë edhe Mattarellën

Zjarret pyjore shpërthejnë në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë. Mijëra hektarë pyje të shkatërruara

Rrëmbime masive të fëmijëve ukrainas, hakerët e HUR zbulojnë prova

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

REFERENDUMI i 1 e 2 marsit 1992

Kosova Times Kosova Times March 1, 2025
Propaganda në ekran, spastrim etnik në terren: Serbia akuzon Kosovën për t’i fshehur krimet e veta
FShF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë
Moti sot me diell e vranësira, ngriten temperaturat
Në Moskë shpërthen makina e pronarit të lokalit Coyote, tre persona kanë mbetur të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?