By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 tetor 2025
October 19, 2025
Nesër edicioni i nëntë i Maratonës së Tiranës
October 18, 2025
Protesta masive kundër Trump në Amerikë dhe në mbarë botën. Ai shkoi të luante golf
October 18, 2025
Amerikanët publikojnë videon e sulmit në Karaibe
October 18, 2025
Tiranë, Ministria e Mbrojtjes me projektvendimin për produktet e torturës
October 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dimiq: Vendimi i LS-së për bojkot të votimit, i dëmshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dimiq: Vendimi i LS-së për bojkot të votimit, i dëmshëm
Lajme

Dimiq: Vendimi i LS-së për bojkot të votimit, i dëmshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 3:52 PM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Lista Serbe ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, që do të mbahet më 21 prill. Lidhur me këtë vendim të kësaj partie, ka reaguar Radomir Dimiq, kryetar i Perspektivës Multietnike Evropiane e Kosovës, i cili e ka konsideruar si të papranueshëm dhe shumë të dëmshëm.

“Si kryetar i Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës e konsideroj të papranueshëm dhe shumë të dëmshëm vendimin e LS-së për të bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave të nacionalitetit shqiptar në veri të Kosovës për shkak të rrethanave të krijuara, të cilës i referohet kjo parti”, ka deklaruar Dimiq, derisa shtoi se LS nuk bën gjë pa udhëzime nga Beogradi zyrtar.

“Përndryshe qeveria e koalicionit partnere e Kosovës, asgjë nuk më habit. Është e qartë se nuk bën asgjë e vetme, pa udhëzime nga Beogradi zyrtar”, ka shkruar tutje, Dimiq.

“Për mua, e gjithë kjo duket si një treg i egër politik ku shitet sovraniteti dhe zëri i qytetarëve që i kanë votuar. Është një paradoks i pashpjegueshëm që e njëjta LS organizon peticion për qytetarët për shkarkimin e atyre kryetarëve të komunave, që më vonë ata të bojkotojnë votimin, që KQZ e kishte caktuar për 21 prill të këtij viti. Asgjë e çuditshme, kur dihet se LS zbaton vetëm atë që i thuhet nga lart. si p.sh., sipas të njëjtës direktivë urdhëruan të gjithë serbët të largohen nga Kosova. E njëjta gjë po ndodh edhe me regjistrimin e Kosovës, gjegjësisht thirrjen për bojkot. Është një politikë e papërgjegjshme, joserioze, e drejtuar kundër politikës së qeverisë së Kosovës. Megjithatë arsyeja e këtij bojkoti për të votuar shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore,  kinse për përfshirjen e Kurtit në këtë proces votimi, është thjesht e pabazuar dhe mjaft banale”, tha Dimiq,

Për Dimiqin, bojkoti nuk është nga shkaku i rritjes së numrit të shqiptarëve, siç pretendon LS, për 433 për qind, por, siç thotë ai, qëllimi i bojkotit është diçka tjetër.

“Të thellohet kriza politike në veri të Kosovës dhe kjo më së shumti ndodh për shkak të pranimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës”, vlerëson Dimiq.

Ai me këtë rast vë në pah vendimin e Aleksandër Vuçiqit për formimin e ekipit për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Vendimi i Aleksandër Vuçiqit, që ditë më parë formoi ekipin e tij për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion evropian, nga frika se e gjithë kjo më vonë mund të nënkuptojë një padi të Kurtit kundër Serbisë për gjenocid gjatë kohës së luftës dhe kërkimin e dëmshpërblimeve. Të paktën kështu po spekulohet në Beogradin zyrtar, ndërkohë që dialogu mes këtyre dy palëve dhe normalizimi i marrëdhënieve po ngec”, ka theksuar Dimiq.

Ai tutje, vë në dukje se emisarët evropianë kanë një përgjegjësi të madhe dhe aspak të lehtë për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin që të bëjnë kompromis dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën BE-ja po e kërkon.

You Might Also Like

Tiranë, Ministria e Mbrojtjes me projektvendimin për produktet e torturës

Basha viziton anëtarët e aksidentuar të KQZ-së, u ofron mbështetje

Kurti: Janusz Bugajski, zë i arsyes dhe mik i Kosovës

Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Atdhe Gashi

Ambasador Shabani dhe vëzhguesit evropian me mision të suksesshëm vëzhgimi të zgjedhjeve

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 25 shtator 2024!

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Edhe Serbia nën sanksione për naftën ruse, tërbohet Vuçiq
Mësimi tërëditor edhe shkollën ‘Ali Kelmendi ‘ në Barilevë
22-vjeçari nga Lipjani synon Çmimin Nobel
Osmani në takim me ambasadorët kërkon heqjen e masave të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?