By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Isha e zhgënjyer nga Biden’: The Guardian zbulon detaje nga autobiografia e Kamala Harris
September 20, 2025
Kisha e ‘kontrolluar nga KGB’: Senatori i lartë amerikan akuzon udhëheqësit ortodoksë rusë për mbështetje të pushtimit të Ukrainës
September 20, 2025
Sulm masiv në rajonin e Dnipropetrovskit: një i vdekur dhe një i plagosur
September 20, 2025
Portugalia merr vendimin për të njohur Palestinën si shtet
September 20, 2025
Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm
September 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Të reagojnë institucionet e drejtësisë ndaj Tahirit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Të reagojnë institucionet e drejtësisë ndaj Tahirit
Lajme

Haxhiu: Të reagojnë institucionet e drejtësisë ndaj Tahirit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 5:22 PM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, lidhur me rastin e mostrave të Astrit Deharit.

Miniatrja Haxhiu, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shkruar se ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë.

“Ish-ministri me shurdhues, Abelard Tahiri, paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu, teksa shtoi se si ministre e Drejtësisë, ndien për obligim të demantojë shpifjet e trilluara duke shfaqur shpresën që pas këtyre deklaratave do të ftohet si dëshmitar tek organet kompetente.

“Për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, i kam njoftuar institucionet e drejtësisë në orët e mbrëmjes së 7 dhjetorit të vitit 2022, ndërsa opinionin publik përmes konferencës për medie më 8 dhjetor 2022. Për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitë. Aludimi i tij në konferencën e djeshme për media, se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kanë qenë në njohuri për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, që në pranverën e vitit 2022, zgjon dyshimet e bazuara se mbase Tahiri ka qenë i informuar që prej asaj kohe”, ka sqaruar ministrja Haxhiu.

Ajo, më tej shtroi një sërë pyetjesh ndaj deputetit Tahiri,duke aluduar nëse ky i fundit mund të ketë qenë i informuar për rastin.

“Përse Abelardi e përmend pranverën e vitit 2022? Me çfarë saktësisht e ka ndërlidhur ai këtë? A ka qenë ai i informuar apo edhe i përfshirë në atë mision të zhdukjeve të mostrave? Të gjitha këto dyshime që i mundësoi  Tahiri përmes deklaratës së tij, le t’i dëshmojë tashmë edhe si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës” ka shkruar Haxhiu, duke vënë në dukje dyshimin për motivet e zvarritjes për zbardhjen e rastit Dehari.

“Motivet për zvarritjen e zbardhjes së rastit të vrasjes së Astrit Deharit mbesin ende të panjohura për ne, dhe për këtë familja e Astrit Deharit kanë kërkuar në vazhdimësi që të ndryshohet prokurori. Abelard Tahiri po ashtu thekson së që nga zhdukja e mostrave u vështirësua dhe mjegullua hetimi në rastin Dehari edhe pse ai e di shumë mirë që analizat e atyre mostrave janë bërë që nga koha kur është vrarë Astriti dhe raportet për të njëjtat tashmë janë në Prokurori. Zërat e tillë vijnë për të larguar vëmendjen nga diku tjetër, dhe asnjëherë për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Por, le të shpresojmë që deklarata e tij  mund t’i kontribuojë të vërtetës për zhdukjen e mostrave, siç potencon ai që nga pranvera e vitit 2022″, ka shkruar Haxhiu. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Mot i kthjellët, temperatura deri në 33 °C

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministrja e Estonisë: Anëtarësimi në NATO është garancia e vetme e sigurisë

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën
Izraeli njoftoi se lufta me Hamasin do të shtyhet për “muaj”
SHBA refuzoi të mbron Ukrainën nga sulmet me raketa në të njëjtën mënyrë si Izraeli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?