By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Certifikohet lista e votuesve për procesin e votimit në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Certifikohet lista e votuesve për procesin e votimit në veri
Lajme

Certifikohet lista e votuesve për procesin e votimit në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/04/09 at 2:29 PM
Kosova Times Published April 9, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën e Votuesve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Kjo listë përmban 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë, është: 1,826 votues, prej të cilëve: 293 votues të rinj që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe 1,533 votues që nuk kanë qenë në Listën e Votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil apo votues të cilët kanë ndërruar komunën pas atyre zgjedhjeve.

Sipas raportit të Listës së Votuesve, numri i votuesve që janë larguar si të vdekur, që kanë ndërruar komunën apo kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023 është 365.

Gjatë periudhës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës (18 mars – 3 prill 2024) janë paraqitur 12 kërkesa dhe të njëjtat janë aprovuar.

Ndërkaq, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (29 mars – 5 prill 2024) KQZ ka pranuar 2 kërkesa dhe të njëjtat janë aprovuar. Dy votuesit e regjistruar suksesshëm janë larguar nga Lista e Votuesve brenda Kosovës dhe të njëjtit do të mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 10 prill dhe përfundon më 20 prill 2024.

KQZ miratoi procedurën për përdorimin e kamerave në vendvotime, proces i planifikuar gjatë hartimit të akteve nënligjore nga KQZ, më saktësisht me Rregulloret Zgjedhore Nr. 11/2024 për Këshillat e Vendvotimeve dhe Nr. 12/2024 për votimin, numërimin dhe menaxhimin e Vendvotimit. Këto dhe Rregulloret tjera Zgjedhore nuk janë të hartuara vetëm për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, por do të vlejnë edhe për proceset e ardhshme zgjedhore dhe vendosja e kamerave në vendvotime bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

Sipas procedurës së miratuar nga KQZ, vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër ku do të jetë kabina e votimit si dhe ruajtja e regjistrimeve do të jetë e përkohshme, deri në asgjësimin e materialeve zgjedhore, 60 ditë.

Gjatë procesit të votimit, në ditën e zgjedhjeve, nuk do të bëhet monitorimi i kamerave dhe se qasja në imazhe mund të sigurohet vetëm nga institucionet ligjzbatuese.

KQZ akreditoi grupit e parë të vëzhguesve për votimet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njoftuan se më 7 dhe 8 prill janë pranuar dorëheqjet e katër përfaqësuese të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqësuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna.

Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, SKQZ u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të parë prej 18 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit më 21 prill dhe procedurat tjera deri në certifikimin e rezultatit përfundimtar.

Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave do të përfundojë më 15 prill 2024.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times April 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ: Janë aprovuar mbi 36 mijë aplikime si votues jashtë vendi

Kosova Times Kosova Times August 29, 2025
Rusët e zemëruar që po i ikin me shpejtësi avancimit ukrainas në Kursk
Banka Botërore shpalos shifrat e rritjes ekonomike te Kosovës
Osmani priti në takim Avokatin e Popullit, diskutuan për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Zjarr i madh në Izrael
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?