By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Dita e Kushtetutës, reflektim i rrugëtimit drejt shtetësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami: Dita e Kushtetutës, reflektim i rrugëtimit drejt shtetësisë
Lajme

Bajrami: Dita e Kushtetutës, reflektim i rrugëtimit drejt shtetësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/09 at 5:52 PM
Kosova Times Published April 9, 2024
Share
SHARE

9 Prilli është dita e dytë më e rëndësishme e shtetndërtimit të Kosovës, pas 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. Kështu ka theksuar njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, profesor Arsim Bajrami, në 16 vjetorin e miratimit të saj, në një intervistë për gazetaren Meneta Zekaj në “Info Plus”.

Ai ka thënë se Dita e Kushtetutës e ka një domethënie dhe një mesazh.

“Në kohën kur është miratuar si festë shtetërore kam qenë ministër i Administratës Publike dhe kam qenë sponsorizues i Ligjit për festat shtetërore. Kam negociuar shumë për këtë festë dhe ajo ka ardhur si një zëvendësim i 28 Nëntorit të Ditës së Flamurit. Ideja ime ka qenë që kjo ditë praktikisht të jetë një reflektim i rrugëtimit të Kosovës drejt shtetësisë dhe pavarësisë, apo një ditë falënderimi për të gjithë martirët dhe kontribuuesit që ranë për idealin e shtetit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Bajrami, transmeton RTKlive.

Ai ka thënë se Dita e Kushtetutës përveçse është një ditë reflektimi për rolin e këtij akti më të lartë juridik, është edhe ditë kujtimi për rrugën e vështirë të shtetit të Kosovës, në mënyrë që gjeneratat e reja të lindura pas çlirimit të kuptojnë se në çfarë rruge dhe sakrifice gjithëkombëtare është kaluar për të ardhur deri te dita e pavarësisë dhe dita e kushtetutës.

Ai periudhën 16-vjeçare të Kushtetutës e ka vlerësuar si mjaft të suksesshme, por edhe me shumë sfida. “Lindja e shtetit të Kosovës ka qenë një moment jo vetëm për shqiptarët por ka qenë një ngjarje botërore, sepse ka lindur një shtet pas një sakrifice të një populli dhe pas një gjenocidi. Në atë kohë është përshëndetur nga e gjithë bota demokratike sepse u panë  përpjekjet e Serbisë për të shkatërruar shqiptarët si komb, për të djegur Kosovën dhe për të rrëzuar motivin për të jetuar në Kosovë. Por përnjëherë një popull në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe NATO-n arriti të rimëkëmbet dhe të shpallë Kushtetutën e Kosovës. Kjo Kushtetutë e ka ruajtur rolin e saj shtetformuese apo shtet krijues. E ka atë epitet dhe ka mundësuar pastaj ndërtimin e strukturës së plotë shtetërore”, ka shtuar Bajrami.

Megjithatë, ai ka thënë se duhet të jemi edhe vetëkritik dhe ta shohim realitetin, pasi gjatë kësaj periudhe janë bërë jo pak shkelje të Kushtetutës.

“I kemi pasur tri sfida kryesore të Kushtetutës në këto 16 vjet. Pa dyshim sfida e parë ka qenë shtrirja e saj në veriun e Kosovës, apo shtrirja e sovranitetit të plotë të Kosovës në veri dhe fatkeqësisht akoma edhe sot e kësaj dite nuk kemi struktura funksionale në bazën e kësaj Kushtetute. Sfidë e dytë kanë qenë shkeljet e Kushtetutës. Si një shtet i ri jemi ballafaquar me shkelje serioze të Kushtetutës nga të gjitha institucionet shtetërore. Fillimisht parlamenti ka miratuar shumë ligje kundërkushtetuese. Pastaj kemi dy presidentë janë larguar për shkelje të natyrave të ndryshme të Kushtetutës. Kemi pasur kriza politike, vonesa në formimin e institucioneve, rrëzimet e qeverisë etj. Pra, kemi pasur mjaft situata konfliktuoze që kanë treguar që akoma na duhet për të punuar dhe për të ngritur kulturën kushtetuese dhe juridike dhe për t’i demokratizuar institucionet në mënyrë që ato të emancipohen se  çfarë roli ka kushtetuta dhe ta kuptojnë në fund të ditës se demokracia është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe procedurave që ajo parashikon”, ka nënvizuar Bajrami.

Ai tutje ka thënë se mungon një edukim i partive politike, por edhe i institucioneve, ngase shumë deputetë e zyrtarë institucional nuk kanë një përvojë shtetformuese dhe kjo sipas tij pastaja e zbeh besimin e popullit te organet shtetërore.

Tutje për kritikat dhe pakënaqësitë ndaj Gjykatës Kushtetuese nga institucionet dhe politikanët, profesori Bajrami ka thënë se ato ndikojnë në pasqyrën e shtetit tonë karshi BE-së dhe partnerëve tanë.

“…sepse në një vend ku sulmohet Gjykata Kushtetuese dhe ku kontestohen vendimet e saj, e ku Gjykata Kushtetuese bëhet objekt i përplasjeve, krijohet një përshtypje se ai është shtet nuk është i përgatit për anëtarësim në BE, akoma është në fazën tranzicionale apo që shumë e quajnë demokraci delikuente. Kjo vërtetë është një  çështje brengosëse sepse jemi 16 vjet pas miratimit të Kushtetutës dhe pritjet kanë qenë që Kosova të arrijë standardet që kërkohen shumë më shpejtë”, ka theksuar Bajrami.

Tutje Bajrami ka thënë se përkundër sulmeve Gjykata Kushtetuese  është një nga storiet më të suksesshme të shtetndërtimit të Kosovës.

“Kjo gjykatë jo vetëm që ka mbrojtur Kushtetutën e Kosovës nga shkeljet e ndryshme, por e ka mbrojtur edhe demokracinë, sovranitetin e popullit dhe pavarësinë sepse kjo në një mënyrë i ka treguar pushtetit se ai ka një detyrim ndaj popullit, e detyrimi është ta respektojë Kushtetutën. Me gjithë sulmet që i bëhen edhe sot e kësaj dite, kjo Gjykatë Kushtetuese sot ka një besim të plotë te populli i Kosovës dhe një reputacion te faktori ndërkombëtar, sepse ka pasur lëndë shumë të vështira. Nuk është lehtë për një Gjykatë Kushtetuese që dy vjet pas pavarësisë të rrëzojë dy presidentë. Nuk ka qenë lehtë të rrëzojë një qeveri në kohën e pandemisë apo të zgjidh probleme shumë të rënda”, ka thënë Bajrami.

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times April 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vullkani në Islandë shpërthen përsëri

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Spitali i Prishtinës ende në procedura
Nga të shtënat në Duqanxhik, ndërron jetë 31-vjeçari!
Leverkuseni i Xhakës dy ndeshje larg rekordit 59 vjeçar të Benficës
Bllokohen në ashensor, fillojnë grindjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?