By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Kosova gaboi që hyri në dialog, Asociacioni detyrim ligjor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bajrami: Kosova gaboi që hyri në dialog, Asociacioni detyrim ligjor
Rajon / Botë

Bajrami: Kosova gaboi që hyri në dialog, Asociacioni detyrim ligjor

Kosova Times
Last updated: 2024/04/09 at 8:01 PM
Kosova Times Published April 9, 2024
Share
SHARE

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, profesori universitar Arsim Bajrami po konsideron se Kosova bëri gabim që vendosi të hyjë në dialog me Serbinë. Ai thotë se partitë politike duhet t’i lënë anash interesat partiake dhe të krijojnë një konsensus sa i përket dialogut me Serbinë.

“Edhe vetëm kam përgjegjësi për dështimet në dialog, pasi kam qenë pjesë e institucioneve, edhe pse s’kam pasur kompetenca në dialog. Dialogu është një storie mjaft kontraverse. Kosova pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, e cila konfirmoi legalitetin dhe legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë nuk është dashur të hyjë në asnjë dialog. Ne është dashur të këmbëngulim se e kemi vendimin e GJND-së, pavarësia jonë është legjitime dhe ne mund të bisedojmë me Serbinë vetëm pas njohjes reciproke dhe t’i zgjidhim problemet teknike një nga një. Kjo s’ka ndodhur, por jemi futur në një dialog, të cilin unë e quaj si qorrsokak”, ka theksuar Bajrami në “Info Plus” të RTK-së.

Ai ka thënë se dialogu i filluar si teknik sot në vitin 2024 nuk e ka një fund, madje sipas tij ka ndërruar edhe kontekstin sepse nga një koncept i një dialogu për marrëveshje finale, ka devijuar në koncepti të normalizimit të marrëdhënieve.

http://199.192.21.43/2024/04/09/bajrami-dita-e-kushtetutes-reflektim-i-rrugetimit-drejt-shtetesise/

Tutje Bajrami i ka vlerësuar të padrejta presionet që po i bëhen Kosovës nga faktori ndërkombëtar që ajo tani të lejojë një Asociacion, e i cili sipas tij “në bazë të Marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit ka elemente esenciale dhe të dukshme të një autonomie, ndoshta jo formale por të një autonomie faktike, e cila në të ardhmen mund të cenojë edhe sovranitetin dhe integritetin dhe karakterin unitar”.

“Të gjitha qeveritë kanë bërë gabime, por gabimi kryesor është që nuk është refuzuar ky dialog. Kjo temë nuk është elektorale dhe është fatkeqësi për qytetarët e Kosovës në qoftë se partitë e vendosin si kauzë elektorale çështjen e dialogut. Kjo është një temë ku të gjitha partitë politike duhet të sakrifikojnë nga interesat partiake, të ndërtojnë një konsensus dhe t’i vendosin një pikë – të formojnë një Asociacion. Ky është detyrim ligjor. Të  çojnë një draftstatut ose të tyre ose këtë të planit franko-gjerman në Gjykatën Kushtetuese dhe të sigurohen, sepse Gjykata Kushtetuese ua heq përgjegjësinë”, ka nënvizuar Bajrami.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times April 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Senatori Murphy: Kosova t’i japë fund menjëherë këtij provokimi

Kosova Times Kosova Times May 26, 2023
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
Mbyllet gjatë ditës rruga Prishtinë-Pejë
Një burrë djeg çanta me vlerë mbi 1000 euro për të zbuluar çmimin e tyre real
A do ta zvogëlojë Presidenti Trump mbështetjen për KFOR-in? Përgjigjet ambasadori Reeker
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?