Koment i Redaksise Kosovatimes
Çfarë do të ndodhte sikur të kapej grupi i Milan Radojcicit i cili ishte i rrethuar nga policia e Kosovës pas akteve terroriste në vend nëse nuk do të ndërhynin faktorët ndërkombëtarë? Kjo më rikujton një bisedë me një zyrtarë të lartë të UNMIK asokohe, kur me tha se në Ballkan ka nevojë për t’iu mësuar normat e demokracisë dhe shtetit ligjor, hap pas hapi. Ndoshta në rastin e Radojcicit dhe grupit të tij, me siguri përgjigja e supozuar e tij, tani do ti drejtohej presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciqit, se duhet të mësohet të zhvillojë raportet dhe ti zgjidhë problemet në frymë bilaterale. Dhe kjo u konstatua edhe nga kërkesat e afishuara te faktorëve perëndimor çdo ditë për vendosjen para drejtësisë të këtij grupi famëkeq i cili për dekada shërbeu si një fitil i forcave të sigurisë së Serbisë në veri të Kosovës. Në fjalimin e përbashkët të Aleksandër Vuçiqit dhe Emmanuel Macronit në Paris, presidenti francez thuajse në hyrje të fjalimit deklaroi se pret të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë lidhje me Banjskën. Ky ishte vetëm një vërejtje dhe konfirmim i pritur i rëndësise që Franca i kushton nevojës se përgjegjësisë për aktet ne veri në veri të Kosovës, por që organet kompetente në Serbi nuk dua të zhvillojnë procedura gjyqësore ndaj ish nënkryetarit të lista Serbe.
Një politikan serb në një bisedë tha se Rasti i Radojciqit na ka kthyer 200 vjet prapa dhe nuk ka si të riparohet. Dhe është normale që hapësira e manovrimit për Vuçiqin dhe Serbinë është zvogëluar duke kundërshtuar ta ekstradojë Radoiçiqin, sepse siç kishte thënë: nuk e njohim Kosovën si shtet”.
Madje në takim para dyerve të Pallatiti Elise, në takimin mikpritës gjuha trupore e Macroni la për të kuptuar se sa i beson Vuciqit. Vetë mbajtja e njërës dorë në xhep që nuk është karakteristik në takime, është një mesazh përmes gjuhës trupore që nënkupton ose përpjekje e dukjes së vetbesimit ose tregon sfidën “më bind” ose shenjë e tërheqjes.
Kurse te rasti i Vuciqit i cili kohë pas kohe mban shikimin poshtë nëkupton lëvizje të të pavetëdijshme ku njeriu kërkon mbëshetjen e opinionit.
Vetë përmbajtja e bisedës së presidentit francez Emanuel Macron me presidentin e Serbisë Vuciq, i cili gjithmonë është në pritje të ndryshimit të rrethanave gjeopolitike, ishte një sinjal dëshpërues për të sepse Parisi pavarësisht një krize ekonomike, mbetet besnik në qëndrimin unik të politikës së jashtme të BE. Dhe këtu dëshira e Serbisë për blerjen e avionëve Rafael, nuk do të mund të ndikojë aspak. Vucic nuk ishte në dijeni as që ditë më parë ministrat e punëve të jashtme të Britanisë dhe Francës Dejvid Kameron dhe Stefan Sezhurn, paralajmëruan “ringjalljen e Antantës”. Makron gjatë konferencës për shtyp kishte këshilluar Beogradin se nuk dyshon që e ardhmja e saj është në BE. Ndërmjet rreshtash kjo nënkupton sugjerimin që homologu i tij serb të ndjek vijën e njëjtë të sjelljes ndaj Rusisë.Madje presidenti francez kishte postuar në profilin e tij X, edhe në gjuhe serbe dhe shkrimin cirilik se Franca i përkushtohet te ardhmes evropiae te Serbise, te ardhmes qe tani shkruhet”. Vuciq para takimi me presidentin Macro kishte kërkuar ngritjen e grupeve punuese per mbrojtjen e intereseve shteterore. Kjo strategji ka te beje edhe me çështjen e rezolute për gjenocidin në Srebrenic, iniciues të cilës janë Gjermania dhe Ruanda që do të shtrohet më 2 maj në AP të OKB. Veq kësaj sipas shumë vëzhguesve vizita e Vuciqit në është më shumë propagandues duke tentuar të dëshmojë se nuk është i izoluar në BE ku zyrtarë evropian duan ti bëjnë me dije se nuk është më në pozicionin para agresionit rusë në Ukrainë. Problemi i Serisë është që ajo ende nuk e kupton se Gjermania për shkak të luftës në Ukrainë kan hequr dorë me qindra miliarda euro që ka pasur në shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik me Rusinë dhe e njëjta Francë ka hequr dorë nga marrëveshja që ishin dhjetëra miliarda euro të lidhura për Rusinë dhe porosit për bartëset e avionëve dhe materialeve tjera ushtarake që ishte mjaft profitabil.