By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla njofton kreun e OSBE-së për veprimet destabilizuese të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla njofton kreun e OSBE-së për veprimet destabilizuese të Serbisë
Lajme

Gërvalla njofton kreun e OSBE-së për veprimet destabilizuese të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 1:33 PM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Bashkëpunimi në demokratizim, sundim të ligjit, liri të mediave, avancim të të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe siguria në Kosovë dhe rajon ishin temat kyçe në takimin mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës, kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

Pas një bisede në katër sy, gjatë takimit Ministrja Gërvalla, pasi e uroi homologun nga Malta për marrjen e pozicionit të ri si kryesues i OSBE-së, shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në projekte të reja, të cilat si qëllim kanë demokratizimin, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Republika e Kosovës është shembull në rajon sa i përket demokratizimit, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe si faktor stabiliteti, andaj anëtarësimi i Kosovës në OSBE do të forconte edhe më tepër rolin e OSBE-së në arritjen e objektivave të saj në Ballkanin Perëndimor”, tha Ministrja Gërvalla.

Më tej, të dy Ministrat folën edhe për procesin e Berlinit, zbatimin e marrëveshjeve dhe hapat përshpejtues të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si alternativë e vetme për të ardhmen e rajonit duke ngritur në pah anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun e saj edhe për situatën në veri të vendit, investimet e qeverisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, respektimin e të drejtave të serbëve lokal dhe veprimet destabilizuese të Serbisë, të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin.

Në fund të takimit Ministrat Gërvalla dhe Borg u dakorduan për hapat e ardhshëm në koordinim të projekteve të përbashkëta. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Senati amerikan miraton projektligjin për tavanin e borxhit

Kosova Times Kosova Times June 2, 2023
Nënshkruhet memorandumi me SHBA-në për lokalitetin arkeologjik të Dresnikut
Komandanti i FSK-së, vizitoi Trupat e FSK-së gjatë qitjes me mortaja 120mm
DASh: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve
Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?