By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FSK dhe EUCOM trajnojnë grupin e parë të kontingjentit Ukrainas në fushën e deminimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > FSK dhe EUCOM trajnojnë grupin e parë të kontingjentit Ukrainas në fushën e deminimit
Lajme

FSK dhe EUCOM trajnojnë grupin e parë të kontingjentit Ukrainas në fushën e deminimit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 4:58 PM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, u mbajt sot ceremonia e diplomimit të kontingjentit të parë të deminierëve ukrainas.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin: Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey M. Hovenier, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit Ukrainas në fushën e EOD-së, u realizua nga instruktorët FSK-së, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM).

Në fjalën e tij para të pranishmëve Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci theksoi “Republika e Kosovës qëndron vendosur krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera demokratike në mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus”.

Ndërsa Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pasi i përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi kursantët për përfundimin me sukses të këtij kursi shtoi: “Populli ynë më mirë se kushdo tjetër e kupton rëndësinë e luftës tuaj ndaj agresorit dhe çmimin e lartë që ka liria. Prandaj jemi të dedikuar krah për krah me aleatët tanë që të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, njëjtë siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët në kohët e vështira, ku edhe sot po e vazhdojmë rrugëtimin së bashku”. Po ashtu Komandanti i FSK-së falënderoi instruktorët nga FSK dhe EUCOM për profesionalizmin e treguar në trajnimin e kontingjentit Ukrainas në fushën e EOD-së. Ai njëkohësisht falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë z. Jeffrey M. Hovenier i cili u shpreh mirënjohës dhe i lumtur për këtë sukses “jam i nderuar që jam me ju sot, ku po shënojmë një të arritur të jashtëzakonshme të përfundimit të këtij kursi, që shënon edhe njëherë përkushtimin dhe vendosmërinë e Kosovës për të mbrojtur shtetin e Ukrainës nga sulmi brutal i Rusisë”.

Falënderues për këtë mundësi u shpreh edhe koloneli Ukrainas që ishte pjesë e kursantëve i cili fjalën e tij e filloi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve në mbrojtjen e vendit “Ky kurs ka një rëndësi të lartë për ne, pasi që do na ndihmojë që jo vetëm të pastrojmë territorin e vendit tonë nga mjetet e pashpërthyera por edhe të shpëtojmë jetë të popullit tonë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të vazhdojë të ofrojë kontributin e saj, me kapacitetet njerëzore dhe logjistike për t’i dalë në ndihmë Ukrainës në qëllimin e saj për të siguruar paqe dhe siguri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden do të vërë veton ndaj projektligjit të ndihmës për Izraelin

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit
Xhudistja izraelite Raz Hershko fiton medaljen e parë të artë në një kampionat evropian
Kush i ndihmon fëmijët pa kujdes prindëror pas moshës 18-vjeçare?
Ish-futbollisti i Hajdukut dhe Rijekës është qëlluar me armë zjarri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?