By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me drejtor të ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me drejtor të ri
Lajme

Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me drejtor të ri

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 3:15 PM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Gjeneral Brigade Christian Nawrat merr përsipër detyrën e Drejtorit të Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Ai e merr përsipër këtë detyrë nga Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, i cili e ka udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që nga muaji mars 2023.

Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein theksoi: “Kam pasur nderin ta udhëheq Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s këtu në Kosovë. Ne kemi vazhduar të punojmë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, dhe i falënderoj homologët tanë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe konstruktiv me mua dhe me Ekipin. Falë këtij ambienti të besimit dhe respektit të ndërsjellë, ne kemi arritur shumë vitin e kaluar, posaçërisht në mbështetjen e kontrollit më të madh civil dhe mbikëqyrjes demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Organizatat e sigurisë në Kosovë kanë demonstruar profesionalizëm dhe përkushtim të madh, i cili ka kontribuar pozitivisht në planifikimin emergjent të Kosovës. Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë t’i mbështesë ato, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s”, tha ai.

Drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Christian Nawrat i lavdëroi të arriturat e pararendësit të tij duke shpresuar që të vazhdojë në këtë drejtim: “Jam i privilegjuar t’i mbështes objektivat e NATO-s në Kosovë duke e udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Organizatat e sigurisë në Kosovë më kanë ofruar mikpritje të ngrohtë dhe unë e mirëpres angazhimin e ngushtë me këto institucione”, theksoi ai.

Gjenerali Nawrat ka pasur karrierë mjaft të shquar në Forcat e Armatosura Gjermane, duke shërbyer në pozita të larta në Ministrinë Federale të Mbrojtjes në Gjermani, në Ushtrinë Gjermane, dhe në Shtabin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE).

“Që nga muaji gusht 2016, Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s ka ofruar mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë. Këtu përfshihen ndërtimi i kapaciteteve, koordinimi i edukimit dhe trajnimeve – duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar civil emergjent të saj”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shifrat zbulojnë se kur mund të vijë kolapsi i BE-së për shkak të nivelit të ulët të lindjeve

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës
A është Evropa në rrezik nga IS-K?
Problemet e nënave të reja që neglizhohen pas lindjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?