By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon SGG: Kërkon masa proaktive për të parandaluar dhunën me bazë gjinore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagon SGG: Kërkon masa proaktive për të parandaluar dhunën me bazë gjinore
Lajme

Reagon SGG: Kërkon masa proaktive për të parandaluar dhunën me bazë gjinore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 5:50 PM
Kosova Times Published April 13, 2024
Share
SHARE

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) e dënon vrasjen e 21 vjeçes Erona Cokli dhe plagosjen e vëllait të saj 15-vjeçar nga ish-bashkëshorti, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zhvillojnë hetim të plotë lidhur me rastin.

“Në linjë me ligjet në fuqi dhe Konventën e Stambollit, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon nga institucionet të kryejnë hetimet e plota rreth rrethanave të vdekjes së saj, theksuar rëndësinë e një procesi të ligjshëm që të vendosë drejtësi për viktimën dhe vëllain e saj që mbeti i plagosur në vendin e ngjarjes, e i cili fatmirësisht sipas autoriteteve shëndetësore, është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në reagim.

Sipas raporteve të policisë, vrasja siç potencon SGG, ka ndodhur derisa viktima po merrte shërbime në ambientet e një institucioni publik.

“Ky rast e thekson edhe më shumë pasigurinë me të cilën përballen gratë edhe kur marrin shërbime sociale dhe nënvizon nevojën imediate për t’i luftuar pabarazitë sistematike duke i zbatuar strategjitë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave në mënyrë efektive”, thuhet më tej në reagimin e kësaj organizate.

Përveç kësaj, SGG ngre shqetësimet në lidhje me punonjësit socialë, të cilët janë në frontin e sigurimit të mbështetjes edhe në rastet më të ndjeshme, siç personifikohet ky rast.

“Institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për t’i lejuar ata të vazhdojnë punën e tyre në një mjedis dhe mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur. Është tejet e rëndësishme që autorët e këtyre krimeve të ndiqen penalisht dhe t’i marrin dënimet maksimale në përputhje me Kodin Penal. Po ashtu është tejet i nevojshëm rishikimi i legjislacionit ekzistues për t’i ashpërsuar dënimet për autorët e të gjitha formave të dhunës ndaj grave”, thotë reagimi i SGG-së.

Është thelbësore, siç thuhet më tej, që të bashkohen forcat për ta adresuar shpejt opresionin dhe pabarazitë sistematike derisa dizajnohen dhe zbatohen strategji efektive për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Duke njohur përpjekjet e Institucioneve të Kosovës, Policisë dhe Prokurorisë në adresimin e dhunës me bazë gjinore, SGG-ja kërkon masa proaktive për të parandaluar Dhunën me Bazë Gjinore me veprime të menjëhershme. SGG i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e viktimës. Ne mbetemi të palëkundur dhe në krah me Institutet e Kosovës në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të tyre në luftën e vazhdueshme kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, thuhet në fund të reagimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times April 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia nis sulme të reja masive me dronë në Ukrainë, të paktën tre të vdekur

Kosova Times Kosova Times March 22, 2023
Turqia do të zëvendësojë gazin rus me LNG amerikan
Qeveria: Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, një tjetër dëshmi e progresit në vend
Një tjetër gjeneral rus u vra në luftë në Ukrainë
Arrestohen tre të dyshuar për vepra të rënda penale në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?