By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden kthehet në Uashington për shkak të kërcënimit të Iranit ndaj Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden kthehet në Uashington për shkak të kërcënimit të Iranit ndaj Izraelit
Rajon / Botë

Biden kthehet në Uashington për shkak të kërcënimit të Iranit ndaj Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 8:39 PM
Kosova Times Published April 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan Joe Biden do të kthehet në Uashington të shtunën pasdite për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes alarmit për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit

Zoti Biden e ndërpreu udhëtimin e tij të fundjavës në Delauer herët, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën, për të diskutuar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme. Teherani është zotuar të hakmerret për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.

Menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi ndryshimin e planeve të Presidentit Biden, Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte folur me homologun e tij izraelit “për të diskutuar kërcënimet urgjente rajonale … dhe e bëri të qartë se Izraeli mund të mbështetet plotësisht tek Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur nga çdo sulmi i Irani dhe grupeve të mbështetura prej tij.”

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një sulm të masiv iranian ndaj Izraelit në përgjigje të sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask.

Mes tensioneve të shtuara, Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që “lidhet me regjimin zionist (të Izraelit)” afër Ngushticës së Hormuzit” njoftuan mediat shtetërore në Teheran.

Më vonë, operatori i anijes, konsorciumi italiano-zvicerian “MSC” konfirmoi njoftimet se autoritetet iraniane kishin hipur në bordin e anijes së transportit.

Shtëpia e Bardhë kritikoi konfiskimin e anijes së transportit, e cila është pronë britanike.

“Ne bëjmë thirrje që Irani të lirojë anijen dhe personelin e saj menjëherë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adienne Watson.

“Konfiskimi pa provokim i anijeve civile është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një veprim pirat nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.”

Ndërkohë, Izraeli të shtunën vendosi të ndërpresë ekskursionet e shkollave dhe aktiviteteve të tjera për të rinjtë në ditët e ardhshme dhe vuri në gatishmëri të lartë forcat e tij ushtarake në përgjigje të kërcënimit për një sulm të mundshëm nga Irani.

Gjatë një konference televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë izraelit nënadmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë po patrullojnë hapësirën ajrore në kuadër të masave të gatishmërisë së lartë.

Ai tha se “Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën”.

“Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video.

Të premten, zoti Biden paralajmëroi Iranin kundër veprimeve hakmarrëse edhe pse tha se një sulm i Iranit mund të jetë i afërt. “Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, tha ai.

Të enjten, Pentagoni tha se komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme ka shkuar në Izrael për bisedime mbi kërcënimet e sigurisë me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.

Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian dhe, sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, më shumë se një e pesta e konsumit vjetor të karburantit kalon përmes tij çdo vit.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times April 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Po presim dy vende të tjera që do tërheqin njohjen e Kosoves

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Ai erdhi në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të gruas së tij. Ai vdiq gjatë rrugës për te vajzat e tij
Trepça dërgon padi për një ish-punëtor, thotë se kishte marrë pagë pa punuar
Ekonomistët kërkojnë rishikim të politikave fiskale
Izraeli kryen sulme ajrore në Damask
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?