By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dezinformimi përpara zgjedhjeve: Një studim mbi ndikimin e Rusisë në Republikën Çeke
September 7, 2025
Me 191 km/h në autostradën Shkup–Tetovë, ndalohet shoferi me veturë RKS
September 7, 2025
I akuzuari për 11 tonë kokainë ekstradohet nga R.Domenikane në Shqipëri
September 7, 2025
Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës
September 7, 2025
Ferizaj, punime për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit
September 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit
Rajon / Botë

Sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 3:32 PM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Irani ka lëshuar më shumë se 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit, duke shënuar herën e parë që Teherani ka nisur sulm prej territorit të vet kundër armikut të tij të përbetuar.

Mirëpo, sulmet e pashembullta të orëve të vona të 13 prillit kanë shkaktuar dëme të kufizuara.

Sulmi ka qenë hakmarrje për sulmet e supozuara izraelite në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill, që kanë lënë të vdekur shtatë komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë.

Përgjigja e Teheranit besohet se ka pasur synim edhe prezantimin e forcës.

Mirëpo, vëzhguesit kanë thënë se incidenti ka nxjerr në pah kufizimet e Iranit.

Irani e ka konsideruar përgjigjen si detyrim, kanë thënë ekspertët, mirëpo ka qenë i kujdesshëm që me veprimet e veta të mos nxisë një luftë të plotë me Izraelin, skenar që do të mund t’i përfshinte Shtetet e Bashkuara dhe do ta rrezikonte mbijetesën e regjimit të klerikëve iranianë.

“Republika Islamike ndoshta beson se e ka përshkallëzuar situatën – duke shënjestruar direkt territorin e kundërshtuarit – për të arritur te shtensionimi”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës.

Në të kaluarën, Irani e ka marrë përgjegjësinë vetëm pas kryerjes së sulmeve.

Megjithatë, këtë herë e ka bërë të ditur nisjen e operacionit “Premtimi i Sinqertë” – vetëm pak pas nisjes së dronëve dhe pak orë para se ata të arrinin në Izrael.

“Çështja mund të konsiderohet e mbyllur”, ka thënë misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara, përmes një postimi në X, të njohur më parë si Twitter, edhe para se vala e parë e dronëve të arrinte në Izrael.

Prapëseprapë, sulmi është konsideruar më i madh sesa që e kanë pritur shumë vëzhgues.

“Nuk ka qenë sulm simbolik dhe mendoj se në fund të ditës ka shërbyer për qëllimin që ka pasur: masë parandalimi ndaj Izraelit”, ka thënë Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Izrael.

Irani ka dashur të minimizojë dëmet dhe të zvogëlojë mundësitë për hakmarrje izraelite, kanë thënë ekspertët.

Mirëpo Teherani mund t’i ketë bërë keq kalkulimet, ka thënë Zimmt, sipas të cilit, Izraeli do ta ketë ndjesinë e njëjtë për t’u përgjigjur.

“Pyetja është se çfarë saktësisht mund të bëjë Izraeli për t’u përgjigjur pa rrezikuar një përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai.

Më shumë se çdo gjë, shkalla e sulmit ka qenë për audiencën e brendshme të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian IRINN ka transmetuar pamje të njerëzve të mbledhur nëpër shumë qytete duke festuar.

Ky kanal ka transmetuar edhe pamje të paverifikuara në rrjete sociale që kinse tregonin rezultatet e sulmeve iraniane në Izrael.

Të paktën njëra prej videove ka qenë me pamje të vjetra të zjarreve pyjore në Amerikën e Jugut. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Dezinformimi përpara zgjedhjeve: Një studim mbi ndikimin e Rusisë në Republikën Çeke

Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Gruaja ukrainase iku nga lufta, u ther në një tren në SHBA. Një video e tmerrshme e sulmit u publikua

Shefi i spiunazhit të Ukrainës paralajmëron se Rusia mund të nisë mobilizim të ri

Si prodhon Rusia granata kimike të ndaluara dhe i përdor ato në Ukrainë

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
QMK: Gjithsej 49 vatra zjarri gjatë ditës së djeshme, 12 janë ende aktive
Kosova, e dyta në Ballkanin Perëndimor për barazi gjinore në ligj
Tmerr në Brazil: Një djalë (16) hyri në një shkollë dhe filloi të qëllonte, duke vrarë një nxënëse dhe duke plagosur tre të tjerë
Superliga e hendbollit rikthehet me tri duele joshëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?