By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesë ndërmarrjeve me Spinoff Special u tërhiqen aksionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Pesë ndërmarrjeve me Spinoff Special u tërhiqen aksionet
Lajme

Pesë ndërmarrjeve me Spinoff Special u tërhiqen aksionet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 1:39 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Pesë ndërmarrjeve më Spinoff Special u janë tërhequr aksionet. Kjo për shkak se nuk i kanë përmbushur kushtet e marrëveshjes. Këto ndërmarrje janë: “Lamkos Stele”, “Xim Stezovci”, “Grand Hoteli” dhe “Magnezite Mine Goleshi”, ndërsa ndërmarrjes “Agro Kosova Holding”, që i janë tërhequr aksionet, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka vendosur masën e sigurisë deri në vendimin përfundimtar.

Kështu është përgjigjur AKP përmes një përgjigjeje me shkrim. Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se këto ndërmarrje u përmbahen me zor këtyre kërkesave, ato kanë nevojë për përkrahje të qeverisë dhe AKP-së.

Me Spinoff Special në Kosovë janë privatizuar 26 ndërmarrje nga të cilat, 21 janë liruar nga marrëveshjet e zotimeve. Zëdhënësi për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Veton Hajdini, përmes postës elektronike njoftoi për Radio Kosovën se sipas kontratës së shitjes, deri në 6 muaj pas lirimit, AKP ka të drejtë që të kërkojë informata mbi aktivitet që janë duke zhvilluar këto ndërmarrje, por nga ajo që shihet, pjesa dërmuese e tyre të liruara nga marrëveshjet,  janë aktive.

Në përgjigje të AKP-së thuhet se pesë ndërmarrjeve, u janë tërhequr aksionet për shkak të mosplotësimit të kushteve të marrëveshjes. Këto ndërmarrje janë: “Lamkos Stele”,” Xim Stezovci”, “Grand Hoteli” dhe “Magnezite Mine Goleshi”,  ndërsa ndërmarrjes “Agro Kosova Holding”, që i janë tërhequr aksionet, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, ka vendosur masën e sigurisë deri në vendimin përfundimtar.  Po ashtu, AKP i ka thënë Radio Kosovës se vlera totale e investimeve të bëra dhe të pranuara me raport të auditimit është mbi 176 milionë euro.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i tha radios tonë se gjatë procesit të privatizimit, ka pasur shumë turbulenca në kohë të ndryshme për shkak të politikave të gabuara siç i quan ai “eksperimentale”, duke i arsyetuar ato ndërmarrje që nuk kanë mundur t’i plotësojnë kërkesat.

“Mendoj se kompanitë që janë ende në mbikëqyrjen e AKP-së  me Spinoff Special janë duke i plotësuar me zor ato kërkesa, por mendoj se qeveria dhe AKP duhet të ketë tolerancë ndaj këtyre kompanive po ashtu edhe të ketë tolerancë  edhe shumë më shumë”, thotë Shahini.

Duke kritikuar udhëheqjen aktuale të AKP-së,  Shahini tha se kjo agjenci duhet të ripërtërijë stafin me kuadro të reja që kanë vizion më të qartë të tregut.

“Duhet punuar me vizion të ekonomisë së tregut dhe jo me vizion të ekonomisë së planifikuar nga e kaluara. Shumicën e rasteve ka pasur raste që kanë marrë vendime politike dhe kjo e ka dëmtuar imazhin e vendit për investitorët e huaj dhe ata të Kosovës”, tha Shahini.

Ndërkaq sipas  AKP-së,  ndërmarrjet aktive që po vazhdojnë me Spinoff Special,   janë mes tjerash, “Përparimi”, “Sanflauër oil”, “Banja e Kllokotit”, “Peja Brejvëri” ,” Ferronikeli”, “Rahoveci Vajnëri”,e kështu me radhë.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Frigoriferë nëpër rrugët e Evropës për ta parandaluar prishjen e ushqimit

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Reali, ‘mbret’ i Evropës, mposht Atalantën
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 308
Drejtpërdrejt: Samiti i Partneritetit Transatlantik të Energjisë
Sigal Prishtina pas humbjes nga Trepça: Do të rikthehemi fuqishëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?