By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Guvernatori Ismaili pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB-së
Lajme

Guvernatori Ismaili pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB-së

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 12:02 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Uashington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Delegacioni i BQK-së do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe të BB-së, me të cilët do të diskutojë mbi zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare.

“Në takimet që do të zhvillohen nga 15 deri më 21 prill, guvernatori Ismaili do të prezantojë prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimin lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale, përfshirë nevojat e reja për mbështetje profesionale”, thuhet në njoftim.

Sipas BQK-së, në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, përfaqësuesit e BQK-së do të kenë takime bilaterale me drejtuesit e Departamentit Thesarit të ShBA-së, Bankës Federale të Nju-Jorkut – FED (Banka Qendrore Amerikane), si dhe me homologët nga bankat qendrore partnere.

Po ashtu, guvernatori Ismaili do të takohet me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Bo Li, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Kammer, zëvendëspresidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Bassani, zëvendëspresidentin e BB-së, njëherësh drejtor i Thesarit, Familiar, drejtorët ekzekutiv të konstituencave të FMN-së dhe të BB-së, Palotai dhe Demircan.

Gjithashtu, delegacioni i BQK-së do të ketë takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare për bashkëpunim në fusha të interesit.

“Paraprakisht në Boston të ShBA-së, guvernatori i BQK-së takoi drejtues të Universitetit të Harvardit, duke përfshirë dekanin e Harvard Kennedy School, Elmendorft dhe profesorë eminentë që kanë shërbyer në pozita të rëndësishme shtetërore, si kryeekonomistë, drejtues të Departamentit të Thesarit, anëtarë të Bordit të Rezervës Federale (FED Board), këshilltarë të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet më tutje në njoftimin e BQK-së.

Sipas njoftimit, guvernatori Ismaili vizitën me ftesë të Universitetit e përmbylli me një ligjëratë para studentëve dhe publikut në kompleksin e Harvardit, me temën “Tejkalimi i sfidave të sistemit financiar: rasti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Korrupsioni i lidhur me qeverinë”, Hoti numëron gjashtë gjetjet e “IRI”, konfirmohet shqetësimet

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
Shfaqen Paralajmërime mbi Planin e Sigurisë së Ukrainës të Evropës
Sindikata e Policisë shkarkon kryetarin Imer Zeqiri
Rumania e merr kryesimin e grupit ku është Kosova
Osmani: Pashkët personifikojnë dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?