By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi javor
October 27, 2025
Tre kinez u përpoqën të blinin dy kilogramë uranium në Gjeorgji. Çmimi është publikuar gjithashtu
October 26, 2025
Në Slloveni, një burrë rom u përpoq të shpëtonte djalin e tij, por ai u vra. Arsyeja dihet, po vijnë masa radikale
October 26, 2025
Arrihet koalicioni LDK-PDK në Fushë-Kosovë
October 26, 2025
Andin Hoti reagon ndaj kritikave pas propozimit për ministër
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Trepçës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Trepçës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme

Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Trepçës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 1:45 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të ndërmarrjes “Trepça”.

H.U, Q.B, S.I dhe Xh.T akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, derisa ky i fundit edhe për veprën “Konflikt i interesit”.

“Të pandehurit H.U., Q.B., S.I., akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, me dashje duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrën zyrtare me qëllim që personi A.T., të përfitojë dobi, ashtu që duke mos përfillur dispozitat ligjore për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i pandehuri H.U., në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të pandehurit Q.B., S.I., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e një punonjësi – vozitësi të menaxherit në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, e përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin për propozimin e kandidatit të vetëm A.T., për pranimin në pozitën e shoferit, edhe pse e kanë ditur se në këtë rast duhet përsëritur konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kushtet me konkurs”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

“Ndërsa, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A, akuzohet se me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore, duke tejkaluar kështu kompetencat e tij dhe nuk i përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin A.T., ashtu që konkursi për pozitën vozitës i menaxherit të Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A., edhe pse është dashur të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit, i njëjti konkurs ka mbetur i hapur vetëm tetë (8) ditë, e po ashtu është dashur të përsëritet konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”.

“Po ashtu, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të “Ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik“ dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllaut të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën “Vozitës“ në këtë ndërmarrje”.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrihet koalicioni LDK-PDK në Fushë-Kosovë

Andin Hoti reagon ndaj kritikave pas propozimit për ministër

Dy të lënduar në një aksident në Veternik

Mosvotimi i Qeverisë `Kurti 3`, analistët: Humbje për Kosovën

Tharja e Liqenit të Fierzës, zabulon qytetin e vjetër të Kukësit

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shqipëri, sëmundjet cerebrovaskulare, debat mbi trajtimin e tyre

Kosova Times Kosova Times August 15, 2023
Shtëpia e kulturës, jofunksionale për 10 vjet
“Ndërtesa po shkëlqen nga krenaria”, Ambasada amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+
Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?