By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA u bën thirrje Rusisë dhe Kinës të mos “shpërblejnë” sjelljen e keqe të Koresë së V.
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA u bën thirrje Rusisë dhe Kinës të mos “shpërblejnë” sjelljen e keqe të Koresë së V.
Rajon / Botë

ShBA u bën thirrje Rusisë dhe Kinës të mos “shpërblejnë” sjelljen e keqe të Koresë së V.

Kosova Times
Last updated: 2024/04/16 at 10:22 AM
Kosova Times Published April 16, 2024
Share
SHARE

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri sjelljen e keqe të Koresë së Veriut dhe të mos e mbrojnë nga shmangia e sanksioneve për shkak të aktiviteteve të programit të armëve.

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield i bëri këto deklarata gjatë vizitës në Zonën e Çmilitarizimit, një zonë e fortifikuar kufitare mes dy Koreve, të cilat, teknikisht janë në luftë.

Vizita e saj në Korenë e Jugut ndodhi pasi Rusia refuzoi të rinovojë mandatin e panelit shumëkombësh të ekspertëve, i cili gjatë 15 vjetëve të fundit ka monitoruar zbatimin e sanksioneve të OKB-së që synojnë të frenojnë programin bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

Vetoja e Moskës dhe abstenimi i Kinës vetëm “fuqizon” përpjekjet e Koresë së Veriut për të shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe “e mbrojnë” atë nga llogaridhënia, tha Thomas-Greenfield.

“Fshehja e të vërtetës nuk e ndryshon këtë. Shpërblimi i sjelljes së keqes vetëm e inkurajon atë”, tha ajo për gazetarët. “Ne u bëjmë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojë kursin dhe të nxisin Phenianin që të zgjedhë diplomacinë dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve e të angazhohet në një dialog konstruktiv”.

Uashingtoni do të punojë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe partnerët e tjerë në Këshillin e Sigurimit “për të gjetur mënyra kreative” që të vazhdohet monitorimi i sanksioneve dhe punëve të tjera që kryheshin nga paneli, tha Thomas-Greenfield.

Pas vizitës në Zonën e Çmilitarizuar, ambasadorja amerikane u takua me disa të rinj që kanë ikur nga Koreja e Veriut.

Thomas-Greenfield ka nisur vizitën e saj në Korenë e Jugut të dielën dhe është takuar me presidentin, Yoon Suk Yeol, dhe me ministrin e Mbrojtjes, me të cilët ka diskutuar për mënyrat se si të pengohen programet e armëve të Koresë së Veriut.

Më pas, ambasadorja amerikane do të vizitojë Japoninë, ku pritet të takohet me familjet e qytetarëve japonezë që u rrëmbyen nga Koreja e Veriut më 2000, dhe do të vizitojë Nagasakin, qytetin që ShBA-ja kishte sulmuar me bombë bërthamore më 1945.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Kosova Times April 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA: Rusia do t’i ofrojë Koresë Veriore ushqim, në këmbim të armëve

Kosova Times Kosova Times March 31, 2023
Zyrtare: Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Elita e futbollit vjen sot me superderbin Drita-Gjilani
 Kurti mirëpriti Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich
Haradinaj: Tentimi për t’i kontrolluar gazetarët – shqetësues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?