By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jeta në Mariupolin e rrënuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Jeta në Mariupolin e rrënuar
Rajon / Botë

Jeta në Mariupolin e rrënuar

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 2:16 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.


Një burrë duke shtyrë një karrocë drejt një periferie të shkatërruar të Mariupolit, më 29 tetor.
Një burrë duke shtyrë një karrocë drejt një periferie të shkatërruar të Mariupolit, më 29 tetor.
Futbollistët duke u stërvitur përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë. Këto foto, që u publikuan nga Reutersi më 30 tetor, ofrojnë një pamje të rrallë brenda Mariupolit të pushtuar nga Rusia, pesë muaj pasi Moska mori kontrollin e qytetit port të Ukrainës.
Futbollistët duke u stërvitur përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë.

Këto foto, që u publikuan nga Reutersi më 30 tetor, ofrojnë një pamje të rrallë brenda Mariupolit të pushtuar nga Rusia, pesë muaj pasi Moska mori kontrollin e qytetit port të Ukrainës.

Punëtorët në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga lufta. Imazhet e qytetit të shkatërruar u bënë emblemë e pushtimit rrënues të Ukrainës nga ana e Rusisë, por muajt e fundit vetëm herë pas here janë publikuar foto nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë.
Punëtorët në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga lufta.

Imazhet e qytetit të shkatërruar u bënë emblemë e pushtimit rrënues të Ukrainës nga ana e Rusisë, por muajt e fundit vetëm herë pas here janë publikuar foto nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë.

Një foto e bërë më 19 tetor tregon kamionë ushtarakë rusë përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë në qendër të Mariupolit.
Një foto e bërë më 19 tetor tregon kamionë ushtarakë rusë përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë në qendër të Mariupolit.
Një burrë nga Mariupoli dhe nipi i tij i vogël duke punuar në oborrin e një ndërtese të dëmtuar më 29 tetor. Mariupoli u pushtua nga forcat ruse në maj pas disa muaj luftimesh që lanë rreth 90 për qind të ndërtesave të qytetit të dëmtuara ose të shkatërruara. Mijëra njerëz vdiqën në atë që u bë i njohur si rrethimi i Mariupolit.
Një burrë nga Mariupoli dhe nipi i tij i vogël duke punuar në oborrin e një ndërtese të dëmtuar më 29 tetor.

Mariupoli u pushtua nga forcat ruse në maj pas disa muaj luftimesh që lanë rreth 90 për qind të ndërtesave të qytetit të dëmtuara ose të shkatërruara. Mijëra njerëz vdiqën në atë që u bë i njohur si rrethimi i Mariupolit.

Një foto e 21 gushtit e rindërtimit të Dhomës së Filarmonisë së Mariupolit. Puna për rindërtim nisi pothuajse menjëherë pas pushtimit nga Rusia nëpër disa ndërtesa në qendër të Mariupolit, por imazhet në këtë galeri që u publikuan nga Reuters më 30 tetor, tregojnë se zona të mëdha të qytetit mbeten të pabanueshme.
Një foto e 21 gushtit e rindërtimit të Dhomës së Filarmonisë së Mariupolit.

Puna për rindërtim nisi pothuajse menjëherë pas pushtimit nga Rusia nëpër disa ndërtesa në qendër të Mariupolit, por imazhet në këtë galeri që u publikuan nga Reuters më 30 tetor, tregojnë se zona të mëdha të qytetit mbeten të pabanueshme.

Një grua duke kaluar pranë një ndërtese banimi të rrënuar, më 29 tetor.
Një grua duke kaluar pranë një ndërtese banimi të rrënuar, më 29 tetor.
Fabrika e çelikut Azovstal e dëmtuar rëndë e fotografuar më 29 tetor. Fabrika për përpunimin e metalit, Azovstal, ishte streha e fundit për anëtarët e Azovit, një regjiment i diskutueshëm ukrainas që më parë përdorte imazhe neo-naziste në uniformat e tij. Presidenti rus, Vladimir Putin, fillimisht pretendoi "de-nazifikimin" si një justifikim të pushtimit të Ukrainës në shkurt, por Kremlini kohët e fundit e ka cilësuar konfliktin si një luftë kundër "satanizmit".
Fabrika e çelikut Azovstal e dëmtuar rëndë e fotografuar më 29 tetor.

Fabrika për përpunimin e metalit, Azovstal, ishte streha e fundit për anëtarët e Azovit, një regjiment i diskutueshëm ukrainas që më parë përdorte imazhe neo-naziste në uniformat e tij.

Presidenti rus, Vladimir Putin, fillimisht pretendoi “de-nazifikimin” si një justifikim të pushtimit të Ukrainës në shkurt, por Kremlini kohët e fundit e ka cilësuar konfliktin si një luftë kundër “satanizmit”.

Rrënojat e fabrikës së çelikut, Azovstal. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, në zonën përreth Azovstalit do të bëhet një "park industrial, një park teknologjik, një eko-park dhe një qendër transporti dhe logjistike" me një kosto prej rreth 831 milionë dollarësh.
Rrënojat e fabrikës së çelikut, Azovstal.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, në zonën përreth Azovstalit do të bëhet një “park industrial, një park teknologjik, një eko-park dhe një qendër transporti dhe logjistike” me një kosto prej rreth 831 milionë dollarësh.

Një kënd lojërash për fëmijë në oborrin e një blloku apartamentesh të rrënuara më 29 tetor. Mariupoli dikur ishte shtëpia e rreth 431.000 njerëzve, kurse sot vlerësohet se kanë mbetur në qytet më pak se një e katërta e këtij numri.
Një kënd lojërash për fëmijë në oborrin e një blloku apartamentesh të rrënuara më 29 tetor.

Mariupoli dikur ishte shtëpia e rreth 431.000 njerëzve, kurse sot vlerësohet se kanë mbetur në qytet më pak se një e katërta e këtij numri.

You Might Also Like

Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb

Putin mendon se grate e veshura me kokoshnikë do të mposhtin Perëndimin

Asambleja Evropiane kërkon përgjegjësi nga Rusia për rrëmbimin e gazetarëve ukrainas

Skandali i ryshfetit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williams REL

‘Shumica kanë qenë në robëri që nga viti 2022’: 185 ushtarë ukrainas u kthyen në shkëmbimin e fundit

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Sporti është politikë”: Futbollisti ukrainas bëhet mjek ushtarak

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
Kurti: Vizita e shtatë senatorëve amerikanë në Kosovë ishte historike
Anglia në finalen e Euro 2024 përballë Spanjës
Turqi, nis balotazhi presidencial mes Erdogan dhe Kiliçdaroglu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?